Edmond Panariti: Blok na bën bllok!

562
Sigal

Nga Edmond Panariti

BLOK NA BËN BLLOK!  Nuk na ka ndodhur më parë! Pas kërkesës për rikthim të vizave vjen edhe refuzimi i prerë i Holandës për integrimin Evropian të Shqipërisë ! I sapo deklaruar në dhomën e ulët nga ministri i jashtem Blok!  Ai tha :”Qeveria jonë nuk është e interesuar për negociata me Shqiperinë . Rruga për aty ende shumë e gjate”. Prerë, ftohtë dhe pa penelata diplomatike, vjen ky qëndrim i qeverisë së Holandes e cila madje mban një qëndrim të diferencuar për Shqipërine në raport me Maqedoninë e Veriut. Në fakt nuk kishte se si të ndodhte ndryshe ku në mënyrë të paprecedentë u votua në parlament mocioni për rikthim të vizave për qytetarët tanë. Jo vetëm nuk ka avancim por po rrezikojnë të çbëjme arritjen historike tonë të lëvizjes së lire në BE. Por duhen sy për të parë dhe veshe për të degjuar nga oborri dhe oborrtarët!