Edmond Panariti: Bllokimi i një ngarkese me mish importi është parandalim i një kërcënimi shqiptar por edhe Evropian

633
Sigal

Bllokimi i një ngarkese me mish importi nga Brazili për praninë e salmonelave, është jo vetëm parandalim i një kërcënimi shqiptar por edhe Evropian, i cili duhet marrë shumë seriozisht! Së pari, duhet njoftuar për këtë urgjentisht Autoriteti Evropian i Ushqimit. Shpresoj që Autoriteti ynë i Ushqimit, duhet të ketë gati një raport teknik të hollësishëm për serotipin e salmonelës, sasinë e zbuluar për njësi të peshës dhe metodën e zbatuar.

Së dyti, pjesa dërmuese e stabilimenteve Braziliane të përpunimit të mishit, ndodhen tashmë nën një “embargo” të rreptë evropiane dhe nuk mund të eksportojnë më në Evropë. Shtrohet pyetja :A është thyer në rastin shqiptar kjo embargo? Apo stabilimenti brazilian ka qenë i liçensuar për të eksportuar në Bashkimin Evropian. Këto duam të dimë!