Edmond Panariti: Haradinaj burrë shteti, ruajti dinjitetin e Kosovës

513
Sigal

Ish-ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, i ftuar në studion e rubrikës “Opinion” në “News 24” tha se Ramush Haradinaj veproi si një burrë shteti,

Panariti theksoi se Haradinaj ruajti dinjitetin e shtetit të Kosovës me veprimin e tij. Ai shtoi se Haradinaj është një figurë që duhet nga shqiptarët, për shkak të devotshmërisë dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të bërë mirë për vendin dhe kombin.

“Haradinaj veproi si burrë shteti. Ai vuri dinjitetin e shtetit mbi veten. Sa di unë, Gjykata e për Krimet e Luftës merret me personat që kanë kryer krime lufte ose dyshohen për krime pas luftës. Kosova ruajti dinjitetin, ruajti staturën e dinjitetit. Në lidhje me taksën, Haradinaj mendoj se ka vepruar drejt. Po ashtu, krjimi i Ushtrisë së Kosovës ishte tjetër hap me rëndësi. Haradinaj ruajti sovranitetin territorial të Kosovës. Kur kam qenë ministër i Jashtëm kam thënë qqë Shqipëria ruan sovranitetin e Kosovës. Procesi i dialogut është mjaft i rëndësishëm. Mendoj dhe besoj se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë njohja e Kosovës si shtet i pavarur”, tha Panariti.

Edmond Panariti theksoi se Gjykata e Hagës dhe ajo Speciale në Kosovë kanë objekte të ndryshme trajtimi, pasi Specialja trajton krime të pas-luftës.

“Në lidhje me Haradinajn, deri tani kemi vetëm një ftesë. Kemi dy gjykata që kanë objekte të ndryshme. Haga është një gjykatë për krime gjatë luftës, ndërsa këtu kemi probleme dhe ngjarje të ndodhura pas luftës. Mendoj se nuk kemi dosje të hershme, por dosje të reja. Mesa duket do të kemi në vijimësi thirrje nga gjykatat edhe për personalitete të tjera. Kjo është situata. S’dua të merrem me konspiracion se duan ta eliminojmë etj. Koalicioni u prish në Kosovë, por partia e Haradinaj ka influencë në shtetin e Kosovës. Di se kjo histori ka nisur me bllokimin që Serbia i ka bërë Kosovës në Interpol”, deklaroi ai.