Edi Ramës nuk i del inati me Voltana Ademin

531
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me gratë dhe vajzat e Gjirokastrës ka shpërthyer sërish ndaj kryetares së Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademit.
Lufta mes tyre siç duket ende nuk ka përfunduar, sepse teksa kryeministri flet për bashkëpunimin që ka pasur me kryebashkiakët e PD ndalet tek Voltana Ademi dhe e krahason me “Lulin”.
“Vota ka rëndësi. Ne punojmë edhe me kryetar bashkish demokrate. Unë do të iki në Tropojë, është demokrat 24 karat. Është kushëriri i Saliut. Është në rregull. Nuk është si kushëri i vet. Do të shkoj atje do të bashkëpunoj me të. Por ma unë nuk kam çfarë ti bëj kryetares së bashkisë së Shkodrës. Është komplet…. është totalisht…si Luli”, tha kryeministri.
Sigal