Edi Ramës i firojnë votat për Vitore Tushën, 4 deputetët e rëndësishëm që dolën nga rreshti

500
Sigal

Kuvendi votoi dje për dekretin e Presidentit me të cilin propozonte Vitore Tushën në pozicionin e kreut të KLSH-së, ku me 71 vota kundër, 1 pro dhe 3 abstenim, mazhoranca e rrëzoi këtë dekret.

Vendimi për rrëzimin e kandidaturës së Tushës erdhi menjëherë pas rrëzimit të saj nga Komisioni i Ekonomisë në Kuvend.

Kreu i këtij Komisioni, Erion Braçe, gjatë fjalës së tij në Kuvend theksoi se, “Tusha është shumë e kualifikuar për detyra të tjera, por ka mangësi në atë të drejtimit të KLSH-së”.

Ajo që ra në sy gjatë votimit të propozimit të Presidentit ishte rrjedhja e votave brenda grupit parlamentar të PS-së pasi 3 deputet abstenuan, konkretisht: Vasilika Hysi, Eglantina Gjermeni dhe Almira Xhembulla dhe deputeti i Lezhës Pjerin Ndreu voti pro kandidaturës së Vitore Tushës për postin e lartë.