Edi Ramës “i digjet” skenari “anti-Koço”, Kokëdhima jep dorëheqjen para zbatimit të urdhrit

436
Sigal

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste është mbledhur dje,
gjoja për të bërë bilancin e vitit 2016 dhe për të zgjedhur strukturat drejtuese
të partisë, por realisht, kjo mbledhje ka pasur si objektiv kryesor, finalizimin
e shkarkimit të ish-deputetit Koço Kokëdhima, nga funksioni politik i
Sekretarit për Reformën dhe Emigracionin. “Telegraf” disponon dhe po publikon
sot, kërkesën e plotë zyrtare shkresore të bërë prej anëtarëve të Asamblesë
Kombëtare për shkarkimin e Koço Kokëdhimës nga funksioni i lartë politik në PS.
Në tekstin e kërkesës, thuhet se… “Koço Kokëdhima, prej disa muajsh ka
krijuar shqetësim në bazën e partisë socialiste dhe ka përdorur retorikë
përçarëse, si dhe ka kryer aktivitet vetjak politik në zonën e jugut, të
shkëputur nga veprimtaria e partisë”.


Ja
kërkesa e anëtarëve të Asamblesë së PS, për shkarkimin e Koço Kokëdhimës

 

“Mbështetur në Statutin e Partisë
Socialiste, Neni 18 “Detyrat e asamblesë”, Neni 22, “Masat disiplinore”, Neni
71, “Votëbesimi” si dhe në Rregulloren e Asamblesë Kombëtare “Për votëbesimin
në parti
”, bazuar në faktet, se Sekretari për Reformën
Strukturore dhe Emigracionin Koço Kokëdhima, prej disa muajsh ka krijuar një
shqetësim konstant në bazën e partisë me retorikën përçarëse dhe me aktivitetin
vetjak të shkëputur nga kuadri i veprimtarisë së partisë, të përcaktuar nga
Asambleja Kombëtare dhe Kryesia e Partisë Socialistë;
bazuar në nenet 18, 22 dhe 71 të Statutit të PSSH si
dhe në nenet 1, 2, 3 dhe 4 të “Rregullorja për Votëbesimin në Parti”, kërkojmë:

Shkarkimin e Koço Kokëdhimës nga
detyra e Sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin të PSSH-së.

Me respekt, Anëtarët e Asamblesë Kombëtare”

 

Kokëdhima:
“Askush nuk më largon dot, dorëheqja nga funksioni nuk është ikje nga partia”

 

Ish-deputeti Koço
Kokëdhima,  ka dhënë dorëheqjen nga të
gjitha pozicionet e tij drejtuese politike, në Partinë Socialiste. Ai e bëri
këtë të ditur gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Partisë Socialiste, ku
ndër të tjera, u shpreh: “Shkarkimi im u nis që prej shumë kohësh më parë. Më zëvendësuat në
pozicionet e mia në Vlorë dhe ndaj ju mblodhët firmat kundra meje, 150 firma.
Jap dorëheqjen e parevokueshme nga të gjitha pozicionet  e mia drejtuese
në PS. Jemi bërë gazi i botës, keni pushuar nga puna njerëz të përkushtuar dhe
këtë e keni bërë me urdhrin tuaj z. Rama. Nëse të do kryetari mund të kesh
post, nëse të do populli nuk ndodh asgjë”,
 tha Kokëdhima. Në fjalën e tij, ai akuzoi
Edi Ramën dhe Gramoz Ruçin, si përgjegjës të një plani për likuidimin e tij
politik. Politikani socialist Kokëdhima, tha se në këtë punë mbi 3-vjeçare,
ishte njohur “me njerëz shumë të mirë në Grupin Parlamentar të PS, në kryesinë
e partisë, në asamble dhe në kongres. Unë i falënderoj nga zemra dhe u jam shumë mirënjohës për mbështetjen. Me
përunjësinë më të madhe dua të falënderoj socialistët dhe qytetarët e thjeshtë
të Shqipërisë, këtu dhe në emigracion, që besojnë tek unë dhe më kanë dhënë
gjithë atë mbështetje të madhe dhe emocionuese, gjatë gjithë kohës, por sidomos
këto 6 muajt e fundit
”, u shpreh Kokëdhima