Edi Rama u ka marrë shqiptarëve 1.9 miliardë euro më shumë përmes taksave të rritura

456
Sigal

Basha: Prapa çdo momenti propagande të Edi Ramës, fshihet një vjedhje e madhe, një oligarku i jep një kontratë

Petraq Barjami

Kryetari i PD-së Lulzim Basha vijon takimet nëpër rrethe, për të ftuar njerëzit në protestën e madhe të opozitës më 16 mars 2019. Dje, kryetari i PD-së u ndodh në Urën Vajgurore.

Investimet publike janë në krizë totale, subvencionet për fermerët janë zero

Basha: Gjendja në Urën Vajgurore përfaqëson gjendjen kudo në Shqipëri. Problemi kryesor i evidentuar është se masat që kjo qeveri ka marrë këto 2-3 vitet e fundit kanë dhënë dy efekte: kanë nxjerrë miliarda euro më shumë nga xhepat e taksapaguesve, 1.9 miliardë më shumë përmes taksave të larta, rritjes së çmimit të naftës, rritjes së çmimit të energjisë, ndërkohë që nuk kanë kthyer as 1/10 e këtyre taksave tek njerëzit dhe ekonomia. Ku kanë shkuar 1.9 miliard euro më shumë taksa që ka marrë nga xhepat e marrë qytetarëve? Ku kanë shkuar qindra milionë euro më shumë që mblidhen çdo muaj vetëm nga 300-lekëshi i taksës që ka vendosur mbi karburantin, e ashtuquajtur taksë e qarkullimit. Këto para shkojnë, praktikisht në duart e 4-5 personave. Ata njerëz kanë fituar PPP, pastrimi i parave të pista, kanë fituar koncesione gara të dyshimta, ku janë futur herë me emrin e tyre, herë me kompani të regjistruara brenda natës. Mbrëmë kanë regjistruar kompaninë, sot fitojnë tenderin 20 milionë euro. Këto dalin nga çmimi rritur i naftës, nga çmimi rritur i energjisë, nga taksat e rritura të cilat kanë shkatërruar fuqinë blerëse të taksapaguesve, fermerëve, biznesi i vogël, biznesi i ndërtimit. Rama ka ndërtuar një sistem, ku ka ndërthurur interesat e 5 oligarkëve me ryshfete të majme për veten e tij dhe një bandë ministrash, se edhe kur i rrotullon, prapë në një vend janë. Ikën Damiani, vjen Belinda, Belinda bashkë me Damianin, vazhdojnë aferat bashkë me Afrimin. Nuk ka më qeveri. Ne kemi një bandë, e cila është kapur duke vjedhur dhe nuk ka drejtësi t’i çojë përpara. Nuk ka asnjë instrument që këto para që janë vjedhur t’ua kthejë qytetarëve? Pse? Se janë kapur duke vjedhur diçka tjetër, është kapur duke vjedhur votat. Në atë moment i ka dhënë një oligarku një kontratë, i ka falur një copë bregdeti ose i ka dhënë disa puse nafte, ose një leje minerare apo një leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin që të pastrojë paratë e drogës, osë ka devijuar lumin që të grabisë pronat e qytetarëve. Pra, në çdo moment propagande të Edi Ramës, prapa kësaj fshihet një vjedhje e madhe.

Zgjidhja politike?!

T’ia kalojmë prapë popullit vendimin, por të vendosi populli kësaj radhe, jo niçet me shokë, të vendosë populli. Në qoftë se jeni dakord, në qoftë se keni besim se kjo do t’u ndihmojë për të ngritur kokën, për të rindërtuar biznesin dhe për të jetuar me dinjitet, ejani bashkohuni këtë të shtunë në protestë. Me 16 mars në protestë të shtunën të gjithë bashkë. Bashkohuni për hallet tuaja në radhë të parë dhesë dyti, të jeni të bindur se duke u bashkuar atje, jo thjesht dhe vetëm do të vëmë në jetë një plan ekonomik që t’ju vijë në ndihmë, në vend që t’ju kapë për fyti, por do të ndërtojmë dhe një qeverisje ndryshe.