“Edi Rama tradhtar i Kosovës”, Basha: A mund ta lëmë Shqipërinë në duart e këtyre 7 njerëzve

508
Sigal

Gjatë fjalës së mbajtur përpara protestuesve, kreu demokrat, Lulzim Basha e konsideroi Edi Ramën si tradhtar të Kosovës, duke mos dhënë komente të mëtejshme.

A mund ta lëmë ne Shqipërinë tani që jemi kaq afër ëndrrës tonë Shqipëria si gjithë Evropa. Kryehajduti i 30 viteve tranzicion, t’i hedhë duvakun e  despotizmit aziatik, a mund ta lemë ne Shqipërinë në duart e Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Taulant Ballës, Gramoz Ruçit, Ymer Lalës, Emiljano Shullazit, Avdylajve me shokë, kurrsesi jo. Shqipëria e klikës duhet të rrëzohet dhe do të rrëzohet. Shqipëria e shpresës, e njerëzve të ndershëm që besojnë në Zot, besojnë tek familja, nuk e tradhtojnë kombin si tradhtari i Kosovës, Edi Rama”,tha Basha.