Edi Rama: Të hënën dorëzojmë në Kuvend projektbuxhetin e ri

52

Mëngjesin e së hënës, Këshilli i Ministrave do t’i dorëzojë Kuvendit projektbuxhetin e ri. Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama tha se në këtë mënyrë Kuvendi do të ketë më shumë kohë në dispozicion më shumë kohë për të diskutuar këtë projektbuxhet me grupet e interesit. Nga ana tjetër, edhe deputetët kanë më shumë hapësirë kohore për ta diskutuar atë me të gjithë zgjedhësit në mbarë vendin.
 
“Ditën e hënë në orën 08:00 Kuvendit do t’i dorëzohet projektbuxheti i ri, dhe për herë të parë Kuvendi do të ketë gjithë hapësirën kohore të nevojshme për të shtrirë diskutimin për buxhetin e ri me të gjithë grupet e interesit. Po kështu edhe deputetët do kenë mundësi për ta diskutuar me të gjithë zgjedhësit”, u shpreh kryeministri Rama.