Sigal

Kryeministri Rama dje ka publikuar një video  të një banori tek Unaza e Re, i cili në mënyrë vullnetare pranon që t’i shembet ndërtesa pa leje që kishte bërë, për t’i hapur rrugë projektit të ndërtimit të rrugës, duke e vlerësuar si kontribut dhe shembull kuptimplotë për bashkëqytetarët e komunitetit. Kryeministri shkruan: MIRËMËNGJES dhe me këtë reflektim qytetar të Ukë Çelkolajt, i cili zgjodhi të kontribuojë për zgjidhjen e ngërçit të sajuar nga politika tek “Unaza e Re”, duke dhënë një shembull kuptimplotë për bashkëqytetarët e atij komuniteti, ju uroj një ditë të qetë!