Edi Rama: Qeveria shqiptare, e vendosur për përmbushjen e prioriteteve për në BE

408
Sigal

Kryeministri Edi Rama priti dje në takim ministrin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet Europiane David Lidington, i cili ndodhet për një vizitë pune në Tiranë.

Në takim u vlerësua niveli i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe u shpreh angazhim për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, në nivel teknik dhe jo vetëm, në një sërë fushash prioritare për Shqipërinë, veçanërisht në forcimin e shtetit të së drejtës.

Në fokus të takimit ishte perspektiva evropiane e Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama e njohu ministrin Lidington me reformat e ndërmarra, duke theksuar se pavarësisht se Shqipëria nuk mori statusin e vendit kandidat në muajin dhjetor, Qeveria shqiptare mbetet e vendosur në angazhimin e saj për përmbushjen e të gjitha prioriteteve të kërkuara në këtë proces. Ministri Lidington vlerësoi shumë këtë qëndrim të shprehur nga Kryeministrit Edi Rama. Ndërsa vlerësoi punën e deritanishme të qeverisë shqiptare, reformat e ndërmarra prej saj, ministri Lidington shprehu mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuara në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në këtë takim ministri i Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet Europiane David Lidington shoqërohej nga Ambasadori Britanik në Tiranë, Nicholas Cannon.