Edi Rama pyet qytetarët: Si ta përmirësojmë qeverinë

502
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në faqen e tij “Facebook”, ka kërkuar nga qytetarët mendime se çfarë duhet të përmirësohet nga qeverisja. Sipas kryeministrit, “duhet një reflektim i thellë brenda vetes, për të kuptuar me sa më shumë vërtetësi, çfarë duhet të korrigjojmë e përmirësojmë tek vetja, tek sjellja e puna e secilit prej nesh dhe e forcës sonë të madhe e të suksesshme, por edhe me jo pak të meta, Partisë Socialiste”. “Do të bëjmë një proces dëgjimor në të gjithë Shqipërinë brenda partisë dhe jashtë saj”, shprehet Rama. Ai shtoi se është e rëndësishme që “ta bëjmë këtë reflektim sa më gjithëpërfshirës, duke mos folur e dëgjuar vetëm mes njëri-tjetrit, po duke dëgjuar edhe të tjerët, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, sa më shumë prej tyre, qofshin ata që na kanë votuar qofshin ata që nuk na kanë votuar?”.
Sigal