Edi Rama pranon kushtet e Gjermanisë që Shqipëria të strehojë 25.000 azilantë

459
Gazeta “Telegraf” në 7 shtator në kryetitullin e saj, përcolli lajmin që Shqipëria dot ë strehojë 75.000 emigrantë nga Siria, një kërkesë kjo e imponuar nga kancelarja Merkel. Ky reprotazh I gazetës “Telegraf” komfirmohet tashmë nga vetë, Kryeministri Edi Rama, i cili u thirr urgjentisht këtë fundjave në Gjermani, dhe pikërisht në Landin e Bavarisë, për të konkretizuar një marrëveshje që ka kohë që diskutohet në nivelin politik e diplomatic midis dy vendeve, që ka të bëjë me emigrantët sirianë. Gjermania, ditët e fundit është në vështirësi të mëdha për shkak të dyndjes masive të azilkërkuesve sirianë. Gjermania, njëkohësisht, e ka bërë të qartë, që nuk do të pranojë asnjë emigrant shqiptarë, që do të marrë statusin e azilkërkuesit në Gjermani, por edhe në asnjë vend tjetër të BE, për shkaqe ekonomike. Shumë shtete të Bashkimit Europain, kanë refuzuar të pranojnë azilkërkuesë nga Siria dhe Iraku, sikurse janë vendet ishkomuniste të Europës Qëndrore, sikurse Hungaria, Polonia, Sllovakia, Çekia, ndërsa shtetet e tjera, sikurse Anglia, Irlanda, Danimarka e Suedia kanë pranuar të strehojnë vetëm një numër të kufizuar emigrantësh, mirëpo kjo nuk e zgjidh problemin shqetësues të azilkërkuesve sirianë e irakianë, që vjen në rritje progresive. Ndaj edhe vizita e Merkel në Tiranë, kishte të bënte në thelb, me zgjidhjen që Gjermania kërkon të bëjë për azilantët, duke kërkuar ndihmën e qeverisë shqiptare. Në fakt, akti I parë i kësaj marrëveshjeje Tiranë-Berlin, ka të bëjë me kufizimin e azilkërkuesve shqiptarë, në mohimin e dhënies së statusit të azilkërkues shqiptarëve, duke e klasifikuar Shqipërinë, si vend të sigurtë. Akti i dytë, është kërkesa e Gjermanisë që Shqipëria të pranojë sa më shumë azilkërkues sirianë, duke i afruar ndihmë ekonomike. Kryeministri Edi Rama, qysh në fillim ka rënë dakort me kërkesat e qeverisë gjermane, duke u joshur nga ndihmat ekonomike, ndaj edhe dje u takua me kryeministrin e Landit të Bavarisë, për të konkretizuar marrëveshjen. 

Problemi: Rregjimi i Asadit

Ka mëse 4 vjet që në Siri vazhdon lufta, që në fillim filloi si një luftë civile midis rregjimit të Asadit dhe opozitës, por për shkaqe të shumta që lidhen me marrëdhëniet fetare, interesat e influencës globale, etj, rrethanat ndikuan që të dalin në pah edhe një forcë që u pagëzua “ISIS” të cilët vetëshpallën edhe shtetin Islamik të Kalifatit, që me fjalë të tjera, do të thotë, që terrorizmi shpalli edhe shtetin e vet. Pasojat janë katastrofike. Deri tani, mbi 4 milionë sirianë janë detyruar të shpërngulen nga trojet e tyre, duke emigruar ku të munden, për t’i shpëtuar terrorit të ISIS. Shtetet arabe, si Arabia Saudite, Irani, Kuvajti, etj, nuk pranuan që tëp resin e strehojnë emigrantët sirianë. Ditët e fundit, Rusia, haptazi, po ndihmon rregjimin e Asadit. Rusia po furnizon me armë ushtrinë siriane në luftën kundër terrorizmit. Konfirmimi vjen nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova. “Kërcënimi terrorist ka arritur një nivel të paprecedente në Siri dhe në Irakun fqinj. Armët që i jepen ushtrisë siriane – tha ajo dekurajojnë një kërcënim të tillë”. Kremlini është i gatshëm të mbështesë rregjimin e Asadit. Sipas Zakharoves, aktualisht në Siri ndodhen këshilltarë ushtarakë rusë, të cilët po u dorëzojnë autoriteteve siriane, materialin luftarak. Ky zhvillim vjen pas deklaratës të disa funksionareve të administratës amerikane, sipas të cilëve, tre avionë ushtarakë rusë janë ulur në Siri ditët e fundit; dy antonov124 Kondor dhe një avion-kargo, me personel ushtarak. Të tre avionët u ulën në Latakia, ku rusët kanë vendosur disa sisteme kontrolli dhe struktura provizore, për të pritur qindra persona. Damasku ka mohuar ekzsitencën e trupave ruse në territorin sirian. Kjo do të thotë që konflikti në Siri do të përshkallëzohet,edhe më shumë dhe numri I emigrantëve që do të largohen nga Siria drejt Europës mendohet të jetë mbi 2 milionë vetë. 

Emigrantët sirianë vërshojnë drejt Gjermanisë

Kishte mëse 3 vjet që emigrantët sirianë kishin mbushur brigjet e Turqisë, Greqisë dhe Italisë, me shpresën që të shkonin në vende më të sigurta të Europës, sin ë Gjermani, Suedi, Britani, për të kërkuar një jetë më të mirë. Mirëpo, deri në pranverën e 2015, këto vende ia kishin dalë, që nëpërmjet politikave si FRONTEX, rrethimin e kufijve të BE me ushtri, të mbanin emigrantët në kampet e përqëndrimit në ishujt e Greqisë dhe në brigjet e Italisë. Mirëpo, kriza ekonomike në Greqi dhe Itali, si edhe përshkallëzimi i luftës në Siri dhe Irak, e bënë të pamundur që të mbaheshin në këto kampe përqëndrimi emigrantët. Ndaj, në këtë verë, qindra mijëra emigrantë sirianë, irakianë, etj, u sulën drejt Gjermanisë, me çdo mënyrë, me çdo sakrificë, duke krijuar edhe skena turpi për qytetërimin europian, sikurse ndodhën në Maqedoni dhe Hungari, ku u përdor edhe forca e policisë dhe e ushtrisë, për t’i penguar qindra mijëra emigrantë me çdo kusht, që të mos shkonin drejt vendeve të Europës Qëndrore dhe Veriore. 

Shqipëria , strehë e emigrantëve

Landi i Bavarisë është shteti më i preferuar për azilkërkuesit sirianë dhe irakianë, ngaqë Bavaria është zona më e pasur e Gjermanisë, ndaj edhe numri i azilkërkuesve në Bavari rritet çdo ditë në mënyrë progresive. Është kjo arësyeja që kryeministri I Bavarisë Horst Seehofer thirri urgjentish në Mynih kryeministrin Rama këtë të enjte dhe të premte, për të biseduar hollësitë e një marrëveshjeje që Shqipëria të strehojë një numër shumë të madh azilkërkues sirianë, meqë Greqia dhe Italia tashmë nuk mund të strehojnë më emigrantë. Duke qënë se kryeministri shqiptar Edi Rama, qysh në fillim ka pranuar marrëveshjen me Gjermaninë, tashmë dje në Mynih, dy kreministrat biseduan hollësitë e zbatimit të marrëveshjes. Sipas burimeve të mirëinformuara të gazetës “Telegraf”, qeveria gjermane është e gatshme që të financojë të gjitha shpenzimet që do të përballojë Shqipëria me strehimin e mbi 25-30.000 emigrantëve sirianë, duke premtuar një ndihmë prej 300 milionë euro, për sa kohë që ata do të strehohen në Shqipëri. Qeveria gjermane, duke i kërkuar Shqipërisë që të strehojë një numër shumë të madh të emigrantëve sirianë, synon, që ata, së pari, të mos kërkojnë që të mbeten përgjithmonë në Gjermani. Së dyti, meqë Shqipëria është më pranë Sirisë, Gjermania mendon, që ata të qëndrojnë transit në Shqipëri, sa kohë që në Siri vazhdon konflikti i luftës dhe më vonë, kur ngjarjet aty të qetësohen e të rikthehet normaliteti, atëhere të gjithë azilkërkuesit sirianë në Shqipëri, të rikthehen në Siri. Por, strehimi i sirianëve në Shqipëri, do të shërbejë (sipas gjermanëve) edhe si një mesazh i drejtpërdrejtë, për të gjithë emigrantët e tjerë, sirianë e irakianë, që presin në brigjet e detit, për t’u nisur drejt Europës dhe Gjermanisë, që më mirë të rrinë aty ku janë, sesa të strehohen në …Shqipëri! Këto ditë, ambasadori austriak në Shqipëri Tomas Schnoll vizitoi edhe Ballshin, ku pa nga afër edhe vendet e mundshme të strehimit të emigrantëve sirianë që priten të mbërrijnë në Shqipëri. 
Sigal