Edi Rama porosit shqiptarët dhe kritikon policinë maqedonase: Bëni detyrën

440
Kryeministri Edi Rama ka shprehur keqardhjen për gjendjen e jashtëzakonshme në Maqedoni, ku sonte hynë në Parlamentin maqedonas një turmë protestuesish duke dhunuar deputetët dhe gazetarët.
I ftuar në Top Story, Rama tha se në këtë situatë duhet të veprohet me qetësi. Kreu i qeverisë porositi shqiptarët e Maqedonisë që të mos bien pre e provokimeve. Rama kritikoi gjithashtu edhe punën e policisë maqedonase.
“Është një moment kur realisht duhet shumë qetësi. Më vjen shumë keq që u ngrit një strategji dritëshkurtër politike duke vendosur shqiptarët në shenjestër dhe duke përdorur si sebep të ashtuquajturën Platforma e Tiranës.
Është krejtësisht e papërgjegjeshme që një luftë për pushtet të motivohet..kjo është një situatë që unë uroj do të jetë e përkohshme. Shqiptarët, lidershpi politik i shqiptarëve, të ruajë maksimalisht qetësinë dhe të mos bien në kurthin e reagimeve që mund të çojnë edhe në një përshkallëzim më të madh. Uroj që policia në Maqedoni të bëjë detyrën dhe të mbrojë njerëzit”, tha Kryeministri Edi Rama.
Sigal