Edi Rama: Parlamenti grek të heqë sa më parë Ligjin e Luftës

439
 
Me tone të ashpra për më shumë se 1 orë, ish aleatët Edi Rama dhe Vangjel Dule debatuan për problemet e komunitetit të Himarës të ngritura tashmë në nivel shtetëror mes Shqipërisë dhe Greqisë. Duke u nisur nga protesta e himarjotëve, deputeti Dule e quajti Ramën aventurier që po fut Shqipërinë në konflikt me shtetin grek. Sipas mbrojtësit të të drejtave të minoritarëve, Vangjel Dule, nëse kjo politikë bëhet për disa vota më shumë, atëherë është e dështuar. Replika  e Kryeministrit ishte e gjatë dhe e mirëmenduar. Fillimisht, u shpreh i habitur se si ca ndërtime në Himarë shndërrohen në çështje ndërkombëtare. Më pas, Kryeministri i kumtoi deputetit, me siguri për ta dëgjuar shteti fqinj, se ka ikur koha kur Shqipëria përulej para Greqisë, dhe se disa mëkate i kanë edhe helenët në raport me shqiptarët. Rama i përmendi Dules pasaportën greke si një argument, se po punon për  interes te partisë së tij dhe po mundohet të prishë marrëdhënien mes dy vendeve për të penguar integrimin e Shqipërisë. Rama nuk u tërhoq nga qëndrimi për çështjen çame pavarësisht sulmeve nga media greke. Çështja çame është një çështje shqiptare dhe Grekët duhet të heqin ligjin e luftës me shqiptarët. Në debatet për marrëdhëniet shqiptaro-greke u përfshi edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ish-kryeministri Sali Berisha tha, se prapa çështjes së Himarës qëndrojnë interesa mafioze dhe asgjë tjetër.
 
Sigal