Edi Rama nxjerr pamjet e takimit në Elbasan: I rri në krah Erion Braçe

728
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për të dhënë detaje rreth mbledhje së qeverisë që po zhvillohet në Elbasan, dhe ka nisur prej më shumë se dy orësh. Rama ka publikuar dhe dy foto nga takimi ku shihen të jetë të pranishëm dhe ministrat që ai ka shkarkuar, por edhe propozimet e reja. Sipas kryeministrit tema e diskutimit ka qenë sfidat që presin çdo sektor në 2019-tën.

“Ditë diskutimi për sfidat e 2019 sektor për sektor. Në fokus rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase; përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës së shërbimeve publike; masat e reja Antikorrupsion dhe rekrutimi në administratë i të rinjve me 9-10 #PS #Reforma #Skuadër #Lidership”, shkruan Rama.

Në zonën ku po zhvillohet takimi gazetarja e Fax News Entela Duka raporton se ka forca të shumta sigurie, ndërsa një grup qytetarësh e kanë pritur Ramën me protesta.

Qytetarët janë bërë bashkë me thirrjet: Rama ik, qeveri e krimit, qeveri e drogës! Në mesin e qytetarëve që protestojnë është dhe deputeti demokrat Luçiano Boçi. Protestuesit kanë tentuar që ti afrohen resortit ku po zhvillohet takimi po janë mbajtur larg nga ana e policisë.