Edi Rama nesër në Prishtinë vendoset shtatorja e Ismail Qemalit

443
Kryeministri Edi Rama do të jetë të shtunën në Kosovë ku do të marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së “Ismail Qemalit” në Prishtinë.
Komuna e Prishtinës në njoftimin e saj zyrtar, sqaron se kjo ceremoni do të bëhet në hapësirën para ish-Pallatit të Shtypit, në bashkëorganizim me Bashkinë e Vlorës.
Sipas axhendës, gjatë kësaj ceremonie do të performojnë kori i filarmonisë së Kosovës dhe ansambli “Rexho Mulliçi”.
Projekti për të vendosur shtatoren e Ismail Qemalit në Prishtinë, dhe atë të Hasan Prishtinës në qytetin bregdetar të Vlorës u vendos në nëntorin e një viti më parë. 
Sigal