Edi Rama: Në krye të Bankës Shqiptare do të jetë një femër!

433
Sigal

TIRANË- Në krye të Bankës Shqiptare, në vend të Fullanit, do të jetë një femër, Kështu ka konfirmuar Kryeministri i vendit Edi Rama, i ftuar mbrëmjen e ditës së djeshme në një emision televiziv. Sipas tij, kjo do të jetë kandidaturë e qeverisë që do i paraqitet parlamentit, për detyrën e anëtares së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Nga këtu, ajo mund të jetë kandidaturë për kreun e BSH. Lidhur me këtë deklarim, kryeministri Edi Rama, dha edhe disa detaje të tjera. Ai shtoi se gruaja e përzgjedhur midis shumë kandidaturave, do të jetë kandidatura e qeverisë që së shpejti do i paraqitet Parlamentit për diskutim e vendim. Sipas Ramës, ajo është një person me integritet, e aftë dhe e suksesshme në profesionin e vet. Sipas Kryeministrit, do të jetë Parlamenti i cili do të vendosë, por sipas tij, kjo kandidaturë është nga më të aftat dhe më të përshtatshmet për funksionin e kreut të Bankës Shqiptare. Edhe pse kjo do të jetë në dorë të kuvendit, sipas Ramës, shpresohet që kjo kandidaturë të kaloj hapat ligjorë, dhe në krye të institucionit më të fuqishëm të vendit të vendoset personi i duhur. Pas arrestimit të Guvernatorit Adrian Fullani pas grabitjes skandaloze në BSH, ky institucion ka mbetur nën drejtimin e zëvendëses.