Edi Rama: Ne kemi datën, këta thonë “Jo”. Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit

628
Sigal

Edi Rama Ne e kemi datën, këta thonë ‘JO’. Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit

Vendimi i Këshillit Evropian e shtyn edhe me një vit, mundësinë e hapjes së negociatave me Shqipërinë

Këshilli Evropian i caktuar 13 pika të reja Shqipërinë për hapjen e negociatave. Liderët e BE-së kanë ritheksuar nevojën e përmirësimit të shtetit ligjor, luftës kundër krimit të organizuar e korrupsionit, si edhe frenimi i azil-kërkuesve shqiptarë. Këshilli Evropian kërkon avancimin e Reformës në Drejtësi, sidomos procesit të Vetingut. Ky proces, edhe pse në hapat e parë, ka dëshmuar njëanshmëri të theksuar dhe standarde të dyfishta. Rezultatet e tij nuk duket se do të jenë më të mirët e mundshëm, nëse komisionerët do të vijojnë të përmbushin direktivat politike. Këshilli Evropian kërkon ngritjen sa më të shpejtë të institucioneve të reja të Reformës në Drejtësi, përfshirë Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, SPAK, etj. Këto institucione, me një sforco të madhe, ndoshta mund të krijohen deri në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Evropian, qershorin e vitit të ardhshëm. Por, këto institucione, nëse vijohet me skenarin e ndjekur deri më tani, do të jenë në pjesën më të madhe të kontrolluara nga maxhoranca aktuale. Këshilli Evropian kërkon avancimin në luftën kundër korrupsionit në nivelet e larta. Qeveria ka dëshmuar se nuk ka aspak vullnet për të zbuluar raste korrupsioni madhor. Këshilli Evropian kërkon forcim të luftës kundër krimit të organizuar. Rasti “Tahiri” është më domethënësi, për të faktuar se qeveria shqiptare nuk ka ndërmend të shkëpusë lidhjet e saj me krimin e organizuar. Rasti “Xhafaj” gjithashtu dëshmoi se familjarët e zyrtarëve të lartë përfitojnë imunitet politik, edhe kur ata rezultojnë të dënuar për trafiqe në vendet e BE-së. Së fundmi, zbulimi i 3.4 milionë eurove në dy automjete në Portin e Durrësit, dëshmon se Shqipëria është kthyer në një “parajsë fiskale” për paratë e krimit të organizuar. Këshilli Evropian kërkon edhe përmirësimin e ligjit zgjedhor.

Tensionimi politik në Parlament

Kryeministri Edi Rama nuk ka marrë asnjë përgjegjësi për dështimin me çeljen e negociatave, teksa në Kuvend ka shpërthyer në akuza në drejtim të opozitës. Kryeministri Rama tha se në gjithë këto ditë ai ka marrë shumë mesazhe urimi për procesin e integrimit, duke këmbëngulur se Shqipëria ia ka dalë me sukses. Ndërkohë që opozita e ka cilësuar mos hapjen e negociatave dështimin e plotë të qeverisë dhe ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Kryeministri Rama: Parlamenti me një tufë esadistësh që vetëm baltos

Ne e kemi datën, këta thonë ‘JO’, qershorin e keni problem se atëherë i pësoi të gjitha goditjet. Qershori është hija që iu ndjek, ja do të vijë tjetri, një rrugë edhe punë, t’iu rregullojmë mirë sikur e meritoni dhe të hyjmë në finalizimin e procesit për negociatat. Në korrik vjen ekipi i KE për programin analitik. Është fatkeqësi që nuk kemi opozitë, as për ekonominë dhe as për punësimin. Opozitën e kemi në terren dhe rrjetet sociale. O zot pse budallallëkun e le pa kufij. Parlamenti me një tufë esadistësh që vetëm baltos dhe nxjerr nga goja vetëm paudhësi. O Zot pse nuk e kufizove. Çfarë mund të debatojnë ne këtu me këta, pse vendi ka këtë opozitë, ca të debatojmë e nuk e them unë këtë, as ne, këtë e thonë tërë miqtë e Shqipërisë, që u angazhuan për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Për ça debati bëjmë fjalë këtu të debatosh pse opozita jonë që thotë Shqipëria dështoi ndërkohë që KE poston kartolinë urimi për shqiptarët. Miqtë na urojnë dhe vazhdojnë të komunikojnë me ne për të na uruar, çfarë debatojmë ne me këta, por pra për çfarë.

Kryetari i PD-së Basha: Evropa nuk do tolerojë zgjedhje të manipuluara

Kryetari i PD-së Lulzim Basha nuk ngurroi të ironizojë kryeministrin Rama për deklaratat e bëra, duke theksuar se Evropa nuk do të tolerojë më zgjedhje si këto që ka bërë Rama, të manipuluara, të blera, me angazhim të policisë për të shkatërruar vullnetin e votuesve. E pastaj kemi një kabinet qeveritar si ky këtu që nuk mban përgjegjësi për qytetarët. Dhe Rama vjen këtu e flet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, sepse nuk ka asnjë përgjegjësi ndaj shqiptarëve. Kryemashtruesi, mashtruesi më i madh në këto vite, tha se ‘ne po punojmë që negociatat t’i hapim në qershor, e në mos në dhjetor. Por e vërteta është se Shqipërisë i janë shtuar kushte, sepse kemi një njëri që në vend që të largojë ministrat e lidhur me krimin i promovonte, sepse është vetë i lidhur me krimin. Ndaj kjo është arsyeja pse Shqipërisë nuk i hapen negociatat.

Ministri Xhafaj paralajmëron kryetarin e PD-së

Fatmir Xhafaj: Ndaj Lulzim bëj kujdes kur aludon shërbime inteligjente partnere për informacione të dhëna gjoja prej tyre në trillet e sajuara prej teje ose përndryshe gjej guximin të thuash emër e mbiemër. Ose të thuash emrin konkret të agjencisë. Bëj kujdes, se jo vetëm bëhesh qesharak midis tyre por dhe nuk dihet se në çfarë dërrase tjetër të kalbur je duke shkelur.

Luan Rama, nënkryetari i LSI-së: Ju nuk e shikoni mbretin lakuriq

Kryeministri i pari e qeveria pas tij, e mandej të gjithë ne deputetët, në pushtet a në opozitë, duhej të kërkonim ndjesë të turpëruar që nuk ia dolëm të merrnin, pra nuk ia dolëm të meritonim, vendimin e Këshillit Evropian për çeljen e negociatave të BE-së me Shqipërinë! Shqipëria rihyn sërish në procesin e rivlerësimit, pra kthehet atje ku ishte një vit më parë! Kryeministri thotë fituam! E pas tij edhe ministrat thonë fituam! E gjitha kjo më kujton “Përrallën e Mbretit Lakuriq” të Andersenit! Natyrisht edhe ju nuk e shihni mbretin lakuriq, dhe kjo është çështja juaj. Por mos bëni budallain sepse nuk jeni të tillë. Mos bëni budallain sepse nuk ju shkon.