Edi Rama në Kavajë: Me legalizimet hapim një faqe të re të rilindjes urbane

521
Sigal

Sipas kryeministrit, nga dje hapet një faqe e re e rëndësishme e rilindjes urbane dhe paralelisht me legalizimin është zgjatur edhe koha e afateve për vetëdeklarimet. Kryeministri Edi Rama në Kavajës, ka shpërndarë lejet e legalizimeve falas për banorët e këtij qyteti. Rama është shprehur se janë kryer 500 legalizime në më pak se një vit, duke bërë realitet atë që nuk është bërë në këto 20 vite. Sipas kryeministrit, hapet një faqe e re e rëndësishme e rilindjes urbane dhe paralelisht me legalizimin është zgjatur edhe koha e afateve për vetëdeklarimet. Rama ka paralajmëruar se tani e tutje nuk ka më shaka me ligjin, nuk ka më shaka me pronën e shtetit, por as me atë të qytetarit, pasi vendosja qoftë e një tulle pa leje është e dënueshme nga kodi penal “Kemi përcaktuar qartë në ligj që pas kësaj nuk ka më asnjë shaka me ligjin. Nuk ka më asnjë shaka me pronën e tjetrit, nuk ka më asnjë shaka me pronën e shtetit, nuk ka më asnjë shaka as me pronën tënde sepse vendosja e një tulle të vetme pa leje, konsiderohet vepër penale dhe ndëshkohet nga Kodi Penal.  Kështu që, të gjithë duhet ta kenë mirë parasysh këtë gjë, që ky është fundi i lumtur i një rrumpalle, që zgjati 20 vjet dhe që mbaron përfundimisht me afatin e skadimit të vetëdeklarimeve”.