Edi Rama në Katar për thithjen e investimeve të huaja

465
Sigal

Kryeministri, Edi Rama ka mbërritur në Katar, ku pritet të zhvillojë takime të rëndësishme për thithjen e investimeve të huaja në vend. Kryeministri Rama, po zhvillon një vizitë zyrtare në Katar. Rama shkruan në faqen e tij zyrtare, në rrjetin social “Tvvitter” se, kjo e sotmja është “Ditë takimesh në Katar për të treguar Shqipërinë që rilind dhe masat e reja për thithjen e investimeve të huaja”. Kryeministri Rama bën të ditur se, gjatë kësaj vizite shoqërohet nga anëtarë të kabinetit qeveritar, për investime strategjike me Autoritetin e Investimeve të Katarit. Kryeministri konfirmon se, edhe Kryeministri i Katarit do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri. “Grup i përbashkët vlerësimi për investime strategjike me Autoritetin e Investimeve të Katarit dhe pastaj vizita e Kryeministrit të Katarit në Shqipëri.”- shkruan ndër të tjera Edi Rama. Ndër të tjera ai shkruan: “Hapet një kapitull i ri bashkëpunimi – Sot në Doha/Katar gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve për punësimin e shëndetësinë, të cilat hapin siparin e një kapitulli të ri bashkëpunimi ekonomik, social e kulturor”. Gjithashtu, Kryeministri Rama do të zhvillojë edhe një intervistë për rrjetin prestigjioz “Al Jazeera”, ku me sa duket do të flitet për rolin e Shqipërisë në rajon dhe Europë, si dhe për rolin e bashkëjetesës fetare në vend. Siç dihet, Shqipëria shquhet si një ndër vendet e pakta për një harmoni fetare të jashtëzakonshme. “Pritje e bukur po interviste pa hatër në Al Jazeera – Shqipëria që duam, rajoni ynë, Europa dhe bashkëjetesa fetare”,- përfundon postimi i Kreut të vendit, Edi Rama në Twitter, duke publikuar edhe një foto.