Edi Rama ndryshon prefiks, 50 -vjetori e gjen të drejtojë një vend me status

609
Sigal

Kryeministri, Edi Rama, dje ka mbushur 50 vjeç. Përveç festimeve me bashkëpunëtorët e tij të afërt, këtë ditë ai e ka festuar dhe në rrjetet sociale, ku urimet e mbështetësve për këtë vit jubile kanë qenë të shumtë. Deputetët socialistë, kabineti qeveritar, por dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, janë mbledhur në Kryeministri, ku i kanë uruar Edi Ramës ditëlindjen. Nëpërmjet një postimi në “Tvvitter” dhe “Facebook”, kryeministri Rama, nuk kursen falënderimet për mbështetësit, pa lënë mënjanë dhe ironinë mbi vitet e tij. “Faleminderit me zemër për urimet e panumërta dhe pse më kujtoni pa pushim se s’jam më i ri. Paralajmërimin se 50-vjetorin që po i afronte nuk e priste mirë, e kishte dhënë disa ditë më parë: “Ditëlindja e 50-të është një ndryshim dramatik prefiksi që unë e pres pa asnjë lloj entuziazmi”,- deklaroi ai me 24 qershor. Kryeministri disa kohë më parë thumboi paraardhësin e tij përsa i përket viteve të moshës dhe dëshirës për tu dukur më i ri. Por kur vitet kapërcejnë, dëshira për tu dukur i ri qenka universale. Kryeministri si ish-piktor, këtë dëshirë e shprehu më së miri në një bluzë ku shkruhet: “Nuk jam 50 vjeç, jam 18 me 32 vjet eksperiencë”.