Edi Rama: Ndryshe nga Europa, Shqipëria nuk është e mërzitshme asnjë sekondë

431
Sigal

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit prezantoi dhe shpalli dje projektin fitues për fushatën “Branding Albania”. I ftuar në këtë prezantim, Rama deklaroi se, projekti fitues do shënojë një ditë të shënuar për Shqipërinë sepse përveçse do reklamojë imazhin për vendin dhe do e ndryshojë atë. Rama tha se, 110 kompani apo individ të huaj dhe vendas shprehën interesin e tyre për të marrë pjesë në këtë përpjekje dhe 5 finalistët folën vet më mirë se çdo koment për cilësinë e projekteve të tyre por edhe për reputacionin e tyre me prezencën këtu në Shqipëri. Si në çdo ndeshje e konkurs ka vetëm një fitues. Ai garantoi që dhe 4 finalistët e tjerë të jenë pjesëmarrës në projekte të tjera në vend. Madje, i inkurajoi, duke u thënë se, Shqipëria nuk është aspak një vend i mërzitshëm. “Ne do të bëjmë çmos që edhe 4 finalistët që nuk do të fitojnë t’i mbajmë në komunikim dhe të bëjmë me ta punë të mira të përbashkëta për një vend që ka shumë të meta, por ka një të mirë që sot nuk e gjen askund as në Europën e Bashkuar, një vend që nuk është i mërzitshëm për asnjë sekondë të vetme”,-tha Rama.