Edi Rama: Ndërtuesit që nuk riparojnë objektet do t’i çojë unë në gjyq

439
Sigal

Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar një takim urgjent me ndërtuesit në Durrës. Rama tha se ndërtuesit duhet të nisin urgjent punë, të ngrenë kantierët, pasi përndryshe ndaj tyre do të ketë masa të ashpra.

“Mendoj se ndërtuesit ku banesat janë të pabanueshme janë për burg. Por gjykata do vendosë. Ajo që bëjmë ne është që këta ndërtues ku ka dëme të mëdha për shkak të ndërtimit, Prokuroria t’i dërgojë në gjykatë. Në raste kur ka dëmtime, duhen bërë rikonstruksione. Aty ku ka dëme të riparohen. Nëse riparoni, do të qetësoni edhe ndërgjegjen tuaj. Po i bie shumë shkurt, se s’dua të bëj filma. Që nesër bashkia do jetë në dispozicionin tuaj, gati për të nisur punë. Ngrini menjëherë kantierët. Ne do vëmë njerëz mbi kokë, ju jeni në rregull. Kush tërhiqet nga kjo punë, do të jem unë dëshmitar. Ua keni detyrim popullit, ua keni për detyrë fëmijëve tuaj t’ua lini emrin pa njollë”, tha Rama.

Kryeministri tha se ndërtuesit që nuk mbajnë përgjegjësi do t’i çojë qeveria dhe ai personalisht në gjyq.