Edi Rama mungon edhe sot në kuvend, Paloka: Thirreni derrin të vijë!

483
Të enjten e kaluar kur zhvillohej seanca parlamentare, Edi Rama ishte në Firence për ekspozitën që pritet të hapë në Itali. Këtë të enjte është në Kosovë, ku do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës me rastin e shënimit të 9-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Ndërsa kërkoi që Edi Rama të jetë i pranishëm në kuvend, kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka e quajti kryeministrin “derr”. 

“Ku është kryeministri, ka një muaj që nuk duket, apo ka vajtur t’i bëjë qokat ‘Hakmarrjes për Drejtësi’, apo ka vajtur të vizitojë Shullazin në spital. Thirreni derrin të vijë këtu dhe të përballet…”- tha Paloka.
Sigal