Edi Rama: Muharrem Rama, doktori që do kurojë plagët e Bashkisë në Dibër

82

Aleanca për Shqipërinë Europiane mbyll
fushatën në Dibër

Ashtu si në hapje të fushatës
edhe në mbyllje e saj për zgjedhjet lokale në Dibër të dielën e 11 Shtatorit,
Kryeministri, pasi iu premtoi dibranëve “Rrugën e Arbrit”, u sqaroi dhe arsyet
e mosmbajtjes së këtij premtimi 3 vjeçar. Këtë e bëri duke iu përgjigjur
akuzave të kundërshtarëve demokratë. Për Ramën ka një arsye përse investimet e
rilindjes urbane në Peshkopi nisën vetëm në 2015. Kryeministri e vlerëson
kandidatin e majtë në këto zgjedhje mjekun Muharrem Rama, si doktorin që do të
kurojë plagët e Bashkisë Dibër, ndërsa thumboi dhe rivalin e tij, Sherefedin
Shehun. Në mitingun përmbyllës të koalicionit të majtë morën pjesë shumë
deputetë socialistë, ndërsa LSI u përfaqësua nga Petrit Vasili. Debati i
zhvilluar ditët e fundit dhe protestat e nxënësve maturantë për sistemin e
pranimit në Universitete, ka marrë vëmendjen e Kryeministrit Rama edhe gjatë
fjalimit të tij në takimin përmbyllës së fushatës elektorale të Aleancës së
majtë në Dibër. Shefi i qeverisë solli rastin e një vajze nga Dibra, e cila
është një nga 55 maturantët më të mirë që i ka fituar të gjitha degët ku ka
konkurruar, por duhet të zgjedhë vetëm 1, ndërsa 7 degët e tjera do të jenë të
lira duke i siguruar maturantëve të tjerë mundësinë e vazhdimit të shkollimit
të tyre në universitet. Meqë erdhëm tek arsimi, tha Rama, dua të falënderoj
këtu një vajzë që e zgjodha ndër 55 fitues të raundit të parë të hyrjes në
universitet, të cilat janë të gjithë nga Dibra. Ajo është Jonida Spahiu. Ka
fituar në 8 degë dhe vetëm nga Dibra janë 16 vajza dhe djem që janë fitues
tani, në Fakultetin Juridik. 55 në raundin e parë, sepse ata ishin tek më të
mirët e Shqipërisë. Janë 407 që kanë aplikuar. Jonida ka fituar 8 degë, por do
shkojë vetëm tek njëra. Shtatë dege të tjera, ajo do t’ua lirojë vendin, atyre
që vijnë më pas dhe nga ata 407 maturantë që duan të hyjnë në universitet,
pjesa dërrmuese do të jene në universitet. Ne vumë mesataren, sepse PD, kriterin
e kishte sa më shumë ngelësa me diplomë, aq më shumë vota për PD-në. Sa më
shumë vajza dhe djem, bashkë me prindërit e tyre, të shpërblyer me te drejte
për mundin, sakrificat, investimin e tyre, aq më shumë, nesër, vajza dhe djem,
që do ta kuptojnë se rruga drejtë universitetit nuk ka kalon nga pika e
basteve, por kalon nga biblioteka”. Kreu i qeverisë tha se sa më shumë
mbështetje t’u jepet nxënësve më të mirë, aq më e mirë do të jetë Shqipëria
nesër.