Edi Rama ministrave: “Ju jap çelësat që të ndryshoni realitetin!”

500
Sigal

Edi Rama, me prezantimin e emrave të ministrave në qeverisjen e tij, bëri një surprizë të madhe. La jashtë kabinetit qeveritar të gjithë emrat që deri tani kanë peshë dhe reputacion të madh te PS-ja. Kështu, asnjë nga 2 ish-kryeministrat e PS-së, Majko dhe Fino nuk u bënë pjesë e kabinetit qeveritar. Por as emra të tillë, si: Blushi, Klosi, Dade, Leskaj,  Angjeli, që kanë qenë ministra. Edi Rama u besoi ministritë më të rëndësishme njerëzve të rinj në moshë, por edhe që nuk kanë patur përvojë në drejtimin e asnjë institucioni, sikurse janë Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm, Tahiri ministër i Brendshëm, Çuçi ministër për çështjet vendore. Por risia më e madhe është se Rama bëri pjesë të kabinetit të tij qeveritar ka përfshirë edhe 6 gra duke u bërë qeveria e parë në histori që ka kaq shumë gra ministre. Dhe më kryesorja, është se zonjat ministre do të drejtojnë ministritë më të rëndësishme, sikundër Kodheli Ministrinë e Mbrojtjes, duke u bërë e para ministre e Mbrojtjes jo vetëm në Shqipëri, por edhe e para ministre e Mbrojtjes e vendeve anëtare të NATO-s. Zonja Nikolli do të drejtojë ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Gjosha Ministrinë e Integrimit, Harito ministrinë e Inovacionit dhe të Administratës Publike. Mirëbesimi i Edi Ramës ndaj ministrave të tij është i plotë. Këshilla e parë që u ka dhënë Kryeministri i zgjedhur Edi Rama, ministrave të tij është: “Keni 8 vjet që kritikoni dhe kritikoni me të drejtë. Tani u jepet mundësia që të bëni realitet ato që ju keni kritikuar. Ju jap çelësat e qeverisjes dhe bëni më të mirën e mundshme, për një qeverisje sa më të mirë”. Pra, ministrat e rinj të qeverisjes “Rama 1”  do të kenë çelësat e mirëbesimit të Kryeministrit Rama për të qeverisur sa më mirë, edhe pse janë të rinj në moshë, edhe pse do të jetë hera e parë që do të drejtojnë detyra kaq të larta qeveritare.