“Edi Rama kërkon të rivendosë nenin e ‘Agjitacion e Propagandës’ anti-regjim”

631
Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu u shpreh i shqetësuar mbi propozimin e ri të kryeministrit Rama për paketë ligjore anti-shpifje, duke theksuar se kryeministri kërkon të rivendosë Nenin 55 të “Agjitacion e Propagandës anti-regjim”.

Deklarata e plotë: 

Kryeministri kerkon te ri vendose Nenin 55 te “Agjitacion e Propagandes anti rregjim”.
Me shume shqetesim degjova Kryeministrin kur deklaron me kercenim se do te propozoje nje pakete ligjore “anti shpifje”!
Kunder shpifjeve ne legjislacionin tone ka disa nene, ne kodin penal, civil etj, qe mund te aplikohen lehtesisht.
Une nuk jam nga ata, qe e perdor kete “instrument”, perkundrazi mund ta kem “vuajtur” mbi kurrizin tim disa here.
Por megjithate e them qartesisht qe shkaterrimi i vendit tone, i demokracise sone, te ardhmes sone nuk po ndodh per shkak te “shpifjeve” ndaj pushtetit.
Ai po ndodh nga “zullumet” qeverisese, aroganca e saj, krimi, inkriminimi i institucioneve, korrupsioni, injoranca ne drejtim, pa barazia ne perzgjedhje larg meritokracise etj etj si keto- Keto jane problemet e medha te vendit!
Ajo qe mua me shqeteson me shume eshte fshehja e te vertetes, frika apo hezitimi qytetar per te denoncuar haptazi problemet, ndrydhja ndaj pushtetit, frika ndaj krimit, kapja e medias etj.
Pa asnje dyshim qofte edhe kerkesa apo mendimi per te rivendosur keshtu “Nenin 55” eshte nje reagim atavik, flet per friken ndaj te vertetes, eshte nje tentative per te shtuar edhe nje “dry” me shume per heshtjen shoqerore e publike.