Edi Rama kërcënon BE-në: Po nuk na hapët negociatat, do keni luftë dhe azilkërkues

533
Kryeministri Edi Rama ka folur për një nga gazetat më të mëdha në Gjermani, Sueddeutsche Zeitung.
‘Edi Rama, kryeministri shqiptar dhe dikur emigrant në Paris, nuk lëshon asnjë kritikë për Emmanuel Macron. “Përse duhet të bëhem i keq me presidentin Macron,” pyet Rama. Ndoshta për shkak se ai e eklipsoi lajmin më të mirë për Shqipërinë prej kohësh?’
Kështu nis shkrimi i gazetarit Daniel Broessler.
Edhe sa i përket Gjermanisë, Rama beson se ka deputetë të CDU që nuk e duan hapjen e negociatave me Shqipërinë, por thekson se kryeministrja Angela Merkel është partizane e zgjerimit.
Ai lëshon edhe një paralajmërim nëse nuk hapen negociatat, duke thënë se do ketë pasoja.
“Nëse perspektiva europiane errësohet dhe politika afatshkurtër triumfon mbi strategjinë afatgjatë, njerëzit do të duan të largohen,” thotë Rama.
Numri i personave që do të largohen në kërkim të azilit mund të rritet sërish.
“Nëse hapim negociatat, ku do ishte një injeksion i fortë shprese dhe një perspektivë e qartë për të gjithë,” thotë Rama.
Edhe pse Shqipëria nuk e ka njohur luftën, Rama nuk ngurron të lëshojë një tjetër kërcënim.
“Ne e dimë se çfarë do të thotë luftë, ne e dimë shkatërrimin që vjen kur nuk zgjedh paqen dhe bashkëpunimin,” tha Rama.
Sigal