Edi Rama hap garën për vende të lira pune në administratën shtetërore

644
Pas fitores së zgjedhjeve të 25 qershorit qeveria e Partisë Socialiste po kujdeset më shumë për imazhin dhe kontaktet me qytetarët. Në këto javë, Rama ka bërë disa takime me deputetët, ku u ka kërkuar që pas zgjedhjeve të shkojnë sërish në zonat elektorale dhe të pyesin qytetarët për projektet që duan. Zakonisht projektet prezantohen para fushatës dhe partitë votohen për programin më të mirë, por atë që nuk e bëri dot PS para zgjedhjeve po mundohet ta kompensojë më takime ‘elektorale’ pas zgjedhjeve.
Veç kësaj strategjie, Kryeministri ka rihapur sot edhe një herë çështjen e punësimit. Në adresën e tij në Facebook, Rama ka prezantuar një nismë të re. Kryeministri u kërkon shqiptarëve që kanë projekte, ide dhe shkollim në vendet perendimore apo në Shqipëri, që të aplikojnë për tu punësuar në administratën shqiptare. Rama ka dhënë dhe një adresë ku qytetarët mund të aplikojnë dhe të shprehin interesin për fushat ku duan të japin kontributin e tyre.
Nisma e Kryeministri ngjan si një risi nga ana e marketingut politik. Por jashtë reklamës politike, problemi është se zakonisht në këto adresa kërkohen vende pune. E nëse flasim për administratën shtetërore, një qytetar duhet të aplikojë të Drejtoria e Administratës Publike (DAP), duhet të konkurrojë dhe duhet të kalojë disa testime. Me ftesën e sotme Kryeministri duket se i ka rënë shkurt, kur thotë më shkruani në këtë adresë dhe shohim çfarë do bëjmë më pas. 
Sigal