Edi Rama: Fitoren e lexoj si një detyrim të madh

410
Sigal

Gazeta Telegraf/

Faleminderit! Fjalët e tepërta
janë vërtet fukarallëk, nën dritën e rezultatit kuptimplotë të zgjedhjeve të
Dibrës! I falënderoj me gjithë zemër, një për një, të gjithë zgjedhësit
dibranë, për besimin e jashtëzakonshëm që na dhanë, përmes votës për
kryebashkiakun Muharrem Rama. Dhe dëshiroj të nënvizoj se këtë fitore të madhe,
unë e lexoj mbi të gjitha si një detyrim shumë të madh ndaj dibranëve. Me
mirënjohje të thellë, angazhim të madh e përunjësi në detyrë, ne do të bëjmë
çmos të jemi në lartësinë e nderit të posaçëm që na bëri Dibra, me besimin e
paçmueshëm që na dha sot!