Kryeministri Edi Rama e ka nisur sërish me akuza në drejtim të opozitës mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PS-së, ku tha se qeveria e tij e ka trazuar si asnjëherë më parë krimin.
Sipas Ramës PD-ja nuk bëri asgjë kur ishte në pushtet kundër kanabizimit të vendit dhe krimit.
Sipas kryeministrit në vitet që ai ka qenë në drejtimin e qeverisë ka pasur një sekuestrim të parave të pista si asnjëherë më parë.
“Po sulmohemi njësoj si në kohën kur hymë në Lazarat dhe bëmë atë që askush nuk e kishte menduar për kanabisin. Si askush më parë ne po e trazojmë krimin, ne kemi rrënjosur frymën e goditjes. Akuzuesit janë ata që nuk bënë asgjë kundër kanabisit dhe kundër krimit edhe pse kanë qenë në krye të qeverisë për tetë vite”, u shpreh Rama.
Rama komentoi dhe më tej akuzat në drejtim të Taulant Ballës ku tha se është e turpshme kjo që po bën PD me akuzat në drejtim të kreut të grupit parlamentar socialist.
Rama tha se shumë shpejt gjithccka do të hidhet në dritë nga ana e organeve të hetimit. Rama e ka quajtur rastin Xhisiela një Babale 2, njësoj me akuzat që u hodhën në drejtim të ministrit të brendshëm.