Edi Rama: Drejtësia ka humbur betejën, por jo luftën

593
Shtatë vite ende pa u zbardhur 21 janari i vitit 2011, ku mbetën të vrarë katër persona: Ziver Veizi, Faik Myrtarj, Aleks Nika dhe Hekuran Deda, Kryeministri Rama ka përmendur se padrejtësitë e kësaj ngjarjeje do të mbyllen njëherë e mirë. Gjatë fjalës së tij Rama tha: “Plaga e padrejtësisë në këto familje është 7-fish më sunduese. 21 janari është kthyer në një dëshmitar kombëtar i pafuqisë çerekshekullore të këtij njeriu përballë drejtësisë së tredhur nga krimi. Plaga e padrejtësisë në këto familje është 7-fish më sunduese” tha Rama. “Nuk dua ta fsheh, 21 janari vjen në një vigjilje e në një sëkëlldi. Kjo peshon ndjeshëm në çdo vit në prag të një takimi tradicional. Krejt kuptueshëm vigjilja e 21 janarit e bën lënguese spazmën. Pse nuk i fut në burg, jeni të gjithë vrasës, jeni të gjithë hajdutë, jeni që mos qofshi dhe shto ujë akuzash e shto miell mallkimesh. Përballë shpërthimit të zëshëm mund të arrish të dyshosh që këta njerëz nuk e kanë marrë vesh ende ndryshimin e sistemit në Shqipëri, nga sistemi i drejtësisë popullore në shtetin e së drejtës. Kemi, jo vetëm një popull që aspiron drejtësinë dhe e pret atë me padurim, por edhe një palë njerëzish të motivuar, politikanësh që shumicës qeverisëse që kanë të gjithë durimin për ta çuar deri në fund shkatërrimin e botës që u ka nxirë jetën kaq shumë shqiptarëve. A ka humbur drejtësia? Drejtësia pas viteve të diktaturës ka qenë një humbëse e madhe sa herë që padrejtësia e parasë ka qenë palë e interesuar në proces. Sidoqoftë drejtësia ka humbur beteja, por jo luftën. Njerëzit e sfilitur nga ndjenja e drejtësisë që nuk vjen kërkojnë padurim skalpin e fajtorëve, kërkojnë larjen e një hesapi të madh pas një çerek shekulli.”, është shprehur Rama????.
Sigal