Edi Rama “dëshmon” tek “prokurori” për Saimir Tahirin

554
Kryeministri Edi Rama foli sot në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit çështjen ku është përfshirë ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Ndërsa moderatori vendosi të marrë rolin e një prokurori, kryeministri u kthye në një dëshmitar.
Çani: Unë për raportin tënd me Tahirin do flas
Rama: Unë në asnjë rast nuk hy në proçes, çfarë ka ndodhur deri në momenitn e votimit flas, ajo që ndodh më mrapa nk është puna ime
Çani: Do shkosh nëse të thërrasin dëshmitar në gjyq për Tahirin?
Rama: Sigurisht
Çani bën rolin e Prokurorit merr në pyetje kryeministrin
Nis marrja në pyetje
Çani: Në ç’rrethana e ke takuar Saimir Tahirin?
Rama: Në fushatën e 2003, ka qënë në një nga grupet e të rinjve. Kur u zgjodha kryetar partie më dërgoi një email me ide për ringritjen e parties, lamë një takim e më pas e mora në ekip.
Çani: A ndikoi shoku Gramoz Ruçi në afirmimin e tij në PS, meqë janë nga një krahinë?
Rama: Nëse do ishte për ndarje krahinore, do them jo, Gramozi nuk i shikon këto gjëra
Çani: Ç’të kërkoi?
Rama: Rrjet kombëtar vullnetarësh në PS
Çani: Çfarë iu ofroi në këmbim?
Rama: Vullnet për punë dhe pasion për punë
Sigal