Edi Rama-Breedlove: Shqipëria, kontribut të rëndësishëm në NATO

407
Sigal

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim Gjeneralin e Forcave Ajrore Amerikane Philip M. Breedlove, njëkohësisht Komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Europë (SHAPE) dhe Komandant i Komandës Europiane të SHBA-ve (EUCOM). Gjenerali Breedlove e falënderoi Kryeministrin për kontributin e rëndësishëm që Shqipëria jep në NATO, si një partnere e denjë e saj, kudo që Aleanca ka nevojë. Gjenerali Philip M. Breedlove shprehu përgëzimet e tij për paraqitjen shumë të mirë të Forcave të Armatosura Shqiptare në të gjitha misionet e NATO-s, ku ato kanë qenë të angazhuara, duke shprehur besimin se Shqipëria tashmë me statusin e vendit kandidat, do të zhvillojë edhe më tej performancën në këtë partneritet frytdhënës, në ruajtje të lirisë dhe paqes në botë. Nga ana e tij, Kryeministri Rama theksoi mbështetjen e Qeverisë shqiptare për të vijuar edhe në të ardhmen pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura në misionet e Aleancës.