Edi Rama betohet tek Presidenti i Shqipërisë si ministër i Jashtëm

460
Sigal

Pas betimit të Edi Ramës si Ministër i Jashtëm, Presidenca ka shpërndarë një njoftim të shkurtër për mediat, si dhe pamje nga ceremonia, ku i pranishëm ishte gjithashtu edhe kreu i grupit të socialistëve, Taulant Balla. Presidenca njofton: Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme betohet para Presidentit të Republikës. Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua ceremonia e betimit të Ministrit të ri për Evropën dhe Punët e Jashtme. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, e njëkohësisht Kryeministër, Sh. T. Z. Edi Rama, u betua sonte, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë. Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, duke i dorëzuar dekretin, i uroi suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme.