Edi Rama bën të kundërtën e atyre që deklaron

496
Kryeministri Edi Rama dje bëri një rezume suksesi të 300 ditëve të fundit të qeverisë së tij, duke pohuar se kudo në çdo tregues ekonomik, shigjeta e ecurisë dhe e zhvillimit ka vetëm një kah, atë të ngjitjes vertikale dhe drejtimi është vetëm drejt suksesit.Treguesit si, ekonomia, është rritur me 2,8 % dhe deri në fund të vitit është i sigurtë që do të arrijë në 3 %. Treguesi i borxhit është 69,9 % dhe jo 70 %, siç thonë gojët e këqia. Të ardhurat tatimore, sipas kryeministrit janë rritur 7,7 %. Harroi të pohojë sa janë të ardhurat nga dogana, thua se ato i përkasin …njerkës. Lehtësirat fiskale sollën që 97 % e shqiptarëve të paguajnë më pak taksa, e megjithëkëtë, 7,7 % e rritjes së të ardhurave nga taksat, duket se i kanë paguar vetëm 3 % e shqiptarëve. Punësimi është 10 % më i lartë se një vit më parë, ose 104. 000 jaën të punësuarit vetëm në 2015. Nga importet kemi 1 miliard dollarë import makineri, gjë që do të thotë, që industria jonë po fuqizohet. Eksportet janë rritur 9 %. 
Suksese të qeverisë, por me …rishikim buxheti
Euforia e sukseseve të qeverisë, sipas kryeministrit, sikur prishet pak, derisa pohoi se në shtator do të bëhet rishikimi i buxhetit. Një tjetër realitet, përtej këtyre treguesve suksesi, është se buxheti nuk ka realizuar të ardhurat, qoftë në doganë, qoftë edhe në mbledhjen e taksave, derisa lind domosdoshmëria e rishikimit, domethenë, shkurtime drastike në shumë fusha të parashikuara, për shkak se mungojnë …të ardhurat. Kjo do të thotë, që ministri i Financave ka dështuar. Kancelarja Merkel në takimin e saj me bizmenmenë, bëri thirrje që në Shqipëri duhet të krijohet klimë e përshatshme e të bërit biznes. Investimet e huaja janë në rënie, paqëndrueshmëria e sistemit fiskal, taksa progresive që zbatohet, krijojnë mosbesueshmëri për investime. Vetëm në 4 muajt e fundit mbi 60.000 shqiptarë kanë kërkuar azil në Europë, ngaqë në Shqipëri ka papunësi të madhe, varfëri. Brenda një kohe të shkurtër, kanë ndodhur mjaft skandale, sikurse ato të vjedhjes së ilaçeve të rimbursueshme, janë dhënë koncensione, që janë cilësuar korruptive, shumë ministra nuk kanë mundur të bëjnë asnjë ligj, pasi edhe ato të miratuara janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Edhe reforma në Drejtësi, ka rrezik të dështojë, edhe pse ka 2 vjet që ka nisur. Korrupsioni është rritur paralelisht me shkallën e pandërshkueshmërisë. Ka dështuar edhe punësimi sipas meritokracisë në adminsitratën publike, shumë drejtorë të përgjithshëm, apo edhe rajonalë janë shkarkuar për shkak të pjesëmarrjes së tyre në afere korruptive. 
Elektorati i ka kthyer shpinën PS
PS në zgjedhjet e 21 qershorit 2015 pësoi humbje me 311.321 vota më pak se në 2013, ose me 15 % të elektoratit dhe kjo sepse njerëzit u zgjënjyen nga qeverisja e deritanishme e Rilindjes. Elektorati më shumë votat ia dha partive të tjera të koalicionit të Majtë, duke i bërë apel PS që të ndryshojë mënyrën e qeverisjes. Dhe, këtë mesazh të fortë të elektoratit, e shprehur në votë kundër ndaj PS, kryeministri Rama, duhet ta ketë kuptuar, sa nuk është vonë, nëse do që të kërkojë sërish në 2017 një mandate të ri qeverisës. Por dje, në kundërshti me dëshirën e votuesve në 21 qershor 2015, kryeministri Rama, pohoi se nuk do të ketë ndryshime në qeverisje. Edi Rama: “Rifreskimin do e bëjmë gjatë pushimeve të gushtit dhe do kthehen në punë dhe qeveria do vazhdojë kështu sic është. Nuk kemi plan të bëjmë ndryshime qeverie sepse nuk kemi arsye”. 
Në të vërtetë, edhe herë të tjera, jemi mësuar që kryeministri Rama të deklarohet kategorikisht për një çështje, por në fakt ka bërë të kundërtën nga sa ka deklaruar vetë. Edhe për Erion Veliaj, 6 muaj më parë deklaroi që nuk do të jetë kandidat për kryerbashkiakun e Tiranës, por krejt ndryshe ndodhi. Ndaj, në shator, është e sigurtë, që kryeministri Rama do të bëjë ndryshime në qeveri. Pyetja është: Cilët ministra do të shkojnë për pushime të gjata, ngaqë tani ata nuk kanë më as manddatin e deputetit? 
Sigal