Edi Rama: BE përgëzime inkurajuese për rezultatet kundër krimit e korrupsionit

399
Sigal

 Në prag të vendimit të Bashkimit Europian, për t’i dhënë apo jo Shqipërisë statusin e vendit kandidat, Kryeministri Edi Rama bën të ditur se, BE ka shprehur përgëzime inkurajuese për rezultatet kundër krimit dhe korrupsionit në vend.  Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Rama falënderon ministrat e ngarkuar me detyrat e BE-së. “Përgëzime inkurajuese nga BE për rezultatet kundër krimit dhe korrupsionit. Flm ministrave të ngarkuar me detyrat e BE për punën këmbëngulëse”,- shkruan kryeministri. Gjithashtu, po dje, Kryeministri Rama i është kundërpërgjigjur me një status në rrjetin social, protestës kundër tij në Bulevard. “Rrota e avionit të ish-qeverisë ngeci në bulevard, piloti nuk foli, shoferi bërtiti pasagjerët morën furgonët për të ikur nga vendngjarja”,- shkruan Rama në çastet që opozita zhvillonte para godinës së Kryeministrisë protestën me moton “Rama ik në shtëpi”.