Edi Paloka paralajmëron protesta: S’do na e heqin kurrë fjalën në rrugë

712
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka lëshuar mesazhe paralajmëruese për qeverinë, sidomos për kryeministrin Edi Rama. Gjithçka ka nisur pasi deputetëve të opozitës u është mohuar fjala në foltore. Deputeti demokrat tha se kreu i qeverisë nuk do të flejë dot e s’do mund të çohet nga gjumi i qetë. “Ata që mendojnë se na hoqën fjalën në parlament, s’do na e heqin fjalën në shesh e në rrugë. Ata nuk do të përballen dot me deputetët dhe qytetarët. Ata që menduan apo mendojnë se na hoqën fjalën në parlament, s’do ia arrijnë dot. Atë që po përpiqen që t’i bëjnë opozitës, do e marrin mbrapsht. E patë çfarë trimi është? (Rama). Është frikacak. Asnjë ditë nuk do shtrihet e të flejë i qetë, e s’do ngrihet i qetë. Në çdo vend që do jetë, kështu do bëjmë”, tha Paloka.
Sigal