(Edhe) Shkodra sot pret kryeministrin Rama me protesta

680
Jakup B. GJOÇA
Rinia opozitare proteston para shtëpisë së kryeministrit Rama: T’i vëmë traun, ashtu siç i pëlqen! 
Protesta e Opozitës vazhdon. Dje të rinjtë e Forumit të PD-së dhe të RLI-së surprizuan, duke shkuar në Surrel dhe në mënyrë simbolike vendosën në rrugë një tra metalik si simbol i taksimit të Rrugës së Kombit, për t’i kërkuar edhe kryeministrit Rama të paguajë për rrugën që përshkon nga shtëpia e vet në punë. 
“Edhe kryeministri të paguajë taksa
“T’i vëmë traun tek shtëpia, se duhet të paguajë edhe ky taksa”, thonë protestuesit. Belind Këlliçi, kryetari i FRPD u shpreh: “Në Surrel te trau më i ri, ashtu siç i pëlqen Edi Ramës…”. 

Protestuesit shoqërohen në polici, ndërsa policia …mohon 
Të rinjtë protestues që vendosën traun në Surrrel shoqërohen në polici. Deputetja së LSI-së, Floida Kërpaçi e shoqëruar në polici, pasi protestoi në Surrel bashkë me të rinj të tjerë të LRI-së dhe FRPD-së dha një prononcim: “Ne besojmë se Shqipëria është e të rinjve dhe njëherë e përgjithmonë gjithsecili prej nesh që është këtu,duhet të luftojë për të larguar Edi Ramën dhe grupimin e tij të njerëzve që bëjnë pazare me të në dëm dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Prandaj jemi sot këtu me këtë dhuratë simbolike e cila në qoftë se Edi Rama nuk merr masa për të liruar në mënyrë të menjëhershme qytetarët kuksian dhe për të hequr taksën e rrugës së kombit ne do ta kthejmë këtë dhuratë simbolike në një simbol të qëndresës dhe të revoltës rinore”. 
Kryeministri Rama sot në Shkodër, priten protesta ndaj tij
Kryeministri Rama sot do të shkojë në Shkodër, së bashku me deputetë të PS-së për qarkun e Shkodrës, për të vijuar takime me biznese të vogla lidhur me TVSH. Mësohet se kreu i qeverisë do të zhvillojë edhe një dëgjesë me minoritetin serb dhe malazez, si edhe do të marrë pjesë në çeljen e Panairit të parë Rajonal te Punës për Shqipërinë (vendi: Shkolla industriale) dhe në Panel me bizneset e vogla për të diskutuar për TVSH-në.

PD-ja e Shkodrës u bën thirrje qytetarëve që të protestojnë kundër keqqeverisjes së kryeministrit Rama. “Janë me qindra familjet e zonës së Nënshkodrës që u braktisën nga qeveria dhe u lanë në mëshirë të fatit. Çdo ditë largohen nga vendi dhjetëra-qindra të rinj, sepse në këtë vend nuk ka më shpresë. Ne nuk mund të lejojmë që jeta jonë dhe e fëmijëve tanë të bëhet e atillë, sa NE të mos mund të jetojmë më në vendin tonë, për shkak të Edi Ramës dhe atyre që i shkojnë pas. Pasiguria ndihet kudo, në çdo ambient, në rrugë e rrugicë. Siguria është ulur, ndërsa represioni policor ndaj njerëzve të ndershëm, por që nuk janë dakord me këtë qeveri, është rritur. Arbitrariteti i administratës shtetërore ka arritur kulmin. Korrupsioni në majat e piramidës shtetërore, por edhe më gjerë, ka arritur përmasa të frikshme. Taksat arbitrare në kurriz të popullit, po shtohen përditë. E tillë është edhe taksa e rrugës së kombit. Në këtë situatë të rënduar, Kryeministrit Rama dhe qeveria e tij po bëjnë veprime të pakontrolluara. Njëmbëdhjetë kuksianët e burgosur janë turpi dhe fundi i kësaj qeverie antisociale, që ka treguar se nuk ka punë, as me trafikantet e drogës, as kriminelët, as me të korruptuarit, por vetëm me njerëzit e thjeshtë, që ngrenë zërin për të drejtat e tyre. Në këto kushte, PD Shkodër, i bën thirrje çdo qytetari të na bashkohet në luftën ndaj këtyre padrejtësive, që të ngremë zërin dhe të qëndrojmë kundër çdo padrejtësie me çdo kusht dhe me çdo çmim. 
Sigal