Edhe “Ramboja” i ministrisë së Brendshme, “në gjunjë” para krimit hashasho-elektoral të “Rilindjes”

511
• Zoti ministër, në atë zyrë je ministër, nuk je në palestër, nuk je në “mesnata pune” me ata që ke pasur e ke lidhur fije të reja në ministri e në drejtoritë e policive të qarqeve!
Ka muskuj, ka dekorata, ka grada, siç thonë ka edhe “CV” kualifikimesh ushtarake ndërkombëtare, por nuk po manifeston veprime shërbimesh kombëtare, paçka se është përzgjedhur si “ministër teknik”! E kemi fjalën për “Rambon” Dritan Demiraj. edhe pse mbiemri i tij “Demiraj”, në turqisht do të thotë “i çeliktë”, ministri i Brendshëm është “thyer” shumë shpejt, duke u ulur në gjunjë përballë krimit elektoral që po ushtron dhe realizon “Rilindja”, i cili ka si “tepsi” miliardat e hashashit. Paçka se horrat e “Rilindjes”, shumica ende edhe me poste e grada të larta policie brenda “çadrës” së ministrisë ku ai është ulur në kolltuk, po ushtrojnë dhunë fizike e psikologjike mbi drejtues, anëtarë dhe aktivistë të LSI, mbi socialistë e demokratë që duan të votojnë këtë forcë politike, “Ramboja” që prej 1 muaji është vartës i Ramës, bën sikur nuk shikon, sikur nuk dëgjon, sikur nuk kupton se çfarë po ndodh! Përse është strukur Zoti ministër, në atë zyrë je ministër, nuk je në palestër, nuk je në “mesnata pune” me ata që ke pasur e ke lidhur fije të reja në ministri e në drejtoritë e policive të qarqeve! E nuk po ndihet “trimi” dhe i “ndershmi” Dritan Demiraj, i cili kur ministrja Kodheli e shkarkoi nga detyra dhe e përzuri nga ushtria, ulërinte me akuza për të, përbetohej se “do ta shkatërronte bandën e drogaxhinjëve të Rilindjes”! Mirëpo pas dhënies së spaletave si ministër i Brendshëm, “Ramboja” po dëshmon se paska qenë një “zog inkubatori” që cicëronte për poste zyrtare! Sa u bë ministër i Brendshëm, ka heshtur, nuk reagon as zyrtarisht për rrahjet, pengmarrjet, kërcënimet me armë, plagosjet dhe pritat me makinë që “trimat e Rilindjes” u bëjnë edhe vajzave e grave, drejtuese dhe aktiviste të LSI, për t’i ndaluar të bëjnë fushatë e të votojnë për këtë forcë politike, prej kontributit të së cilës; partia e dalë nga çadra e “Ramboja” u bë ministër? Kush ia ka “qepur” gojën”? Kush e “ka ulur në gjunjë”! Si është e mundur, që ky ministër, nuk u thotë gjysmë fjalë drejtorëve dhe shefave të policisë në qarqe e rrethe, të cilët bëjnë sehir kur qytetarët dhe të zgjedhurit politikë të një force politike që nuk ka lidhje me hashashin dhe me vjedhjen e votave, shtrohen në dajak dhe u vihet “koburja në lule të ballit” edhe tek oborri i shtëpisë, tek zyrat elektorale, në takime me popullin e kudo?! Zoti ministër, në atë zyrë je ministër, nuk je në palestër, nuk je në “mesnata pune” me ata që ke pasur e ke lidhur fije të reja në ministri e në drejtoritë e policive të qarqeve! Mos ndoshta, ministrja Kodheli ka pasur të drejtë, që të paska larguar nga detyra dhe nga ushtria, mbasi siç thonë dhe atje silleshe siç po sillesh edhe në këtë detyrë! 
Sigal