Edhe pse nuk ka bërë ende betimin, Luka i dorëzon çelësat e Shkodrës Voltana Ademit

434
Nuk ka pritur konstiumin e Këshillit Bashkiak dhe betimin, por ka zgjedhur organizimin e një ceremonie të veçantë në hollin e bashkisë Shkoder që kryetari në detyrë Lorenc Luka t’i dorëzojë simbolikisht çelësat e këtij institucioni pasardhëses së tij Voltana Ademi.
Në praninë e stafit të tij që punoi për 8 vite, Lorenc Luka shprehet i kënaqur për punën e bërë dhe transformimin që i ka dhënë kryeqendrës së Veriut.
Lorenc Luka : “Ne nuk i dhamë ditë jetës së qytetarit por i dhamë jetë ditës së tij.Pata fatin ta shoh Shkodrën së bashku me ju tashmë të shndërruar në një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë.”
Për kryebashkiaken e re Voltana Ademi, kthimi i kokës pas për të parë të shkuarën dhe ndërtuar të ardhmen është i domosdoshëm, teksa premtoi vazhdimësinë e këtij modeli ndryshimi.
Voltana Ademi: “Çdo komunikim apo bashkëpunim me qytetarët që në Shkodër në vitë është ndërtuar të mund ta përdorim për vit në komunikim që do të kemi në të gjithë territorin.Do të bëjmë më të mirën, kuptohet me vullnetin e mirë për ta bërë atë, me dëshirën e mirë për ti shërbyer qytetit”.
Paralelisht në hollin e bashkisë u prezantuan përmes fotografive, të gjitha investimet në këto 8 vite, që i sollën ndryshimin Shkodrës.
Bashkia e re e Shkodrës e vetmja në këtë qark që ende nuk është konstituar, pritet që këtë proces ta mbyllë 10 ditëshin e parë të gushtit.
Sigal