Edhe ministrja Nikolla nuk u paraqit në seancën dëgjimore për Arsimin e lartë në Kuvend

151
Një javë më parë, opozita ftoi ministren e Arsimit, Lindita Nikolla në seancë dëgjimore për të diskutuar mbi implementimin e ligjit të ri të arsimit të lartë, por megjithëse kishte konfirmuar pjesëmarrjen, Nikolla nuk u paraqit në mbledhje. Në vend të saj, u paraqit zëvendës ministri i arsimit të lartë, Ervin Demo, prezenca e të cilit nuk mjaftoi për të zhvilluar mbledhjen, pasi opozita vendosi ta shtyjë me kushtin që duhet të jetë ministrja Nikolla. “Për mua mosardhja e ministres është dorëzim, dorëheqje sepse gjithçka që do zhvillohej në komision do tregojë qartë që kemi një ministri që nuk zbaton ligji e që e ka hartuar vetë, që nuk miraton aktet nënligjore”, u shpreh Luçiano Boçi .