Edhe Lezha pjesë e zonës së emergjencës, Luan Rama falenderon kryeministrin. Ja çfarë thotë

541
Sigal

Pas njoftimit të fundit të dhënë nga kryeministri Rama, se pjesë e zonës së emergjencës nga termeti bëhet edhe Lezha, vjen reagimi i zëvendëskryetarit të LSI-së Luan Rama.

Ai ka insistuar që vendimi i qeverisë për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, që përfshinte fillimisht vetëm qarqet e Durrësit dhe Tiranës të përfshinte edhe qarkun e Lezhës

Mirëpo kryeministri Rama fillimisht përfshiu vetëm bashkinë e Laçit, siç tha ai pas shqetësimit të kryetarit të opozitës Lulzim Basha, por, pas këmbënguljes së zëvendëskryetarit të LSI-së, sot qeveria shtoi në zonën e gjendjes së fatkeqësisë natyrore edhe bashkinë e Lezhës.

Menjëhere ka reaguar sërisht edhe zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama me një status në fb, teksa pa koment ka shkruar: Faleminderit për reflektimin!

Gepostet von Luan Rama am Samstag, 30. November 2019