Edhe kreu i LSI-së sulmon Drejtorin e Policisë: Ndahemi në 25 qershor nga Hakiu, mik i krimit

457
Pas Kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe nënkryetares së LSI-së Monika Kryemadhi edhe kryetari i kësaj force ka sulmuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako.
Nisur nga disa incidente të fundit me mbështetësit e LSI-së por edhe pas kallëzimit që policia bëri ndaj kreut të njësisë administrative numër 2 në Tiranë, Vasili e cilëson kryepolicin Çako, “mik të krimit dhe armik të qytetarëve”.

“Ndahemi në 25 qershor nga Hakiu, mik i krimit dhe armik i qytetarëve”, shkruan Vasili.

Por sot nënkryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi duke iu drejtuar Drejtorit të Policisë e paralajmëroi se do marrë përgjigjen e merituar.
Sigal