Edhe inceneratori i Tiranës filloi të incenerojë miliardat e shqiptarëve

990
Sigal

10 mld lekë ka arritur vlera e përfituar nga Zoto për inceneratorin e Fierit, por ende incenerator nuk ka; 17 mld lekë ka shkuar vlera që po Zoto ka marrë nga inceneratori i Elbasanit, që ende nuk dihet çfarë po inceneron. Filluan dhe pagesat, gjithnjë për Zoton dhe shoqërinë e tij fantazmë, për inceneratorin e Tiranës. 317 mln lekë kësti i parë, sipas të dhënave online të Thesarit. As për këtë incenerator s’ka të dhëna që të jetë ndërtuar e filluar punën. Skandali Xhafaj mori stafetën e skandalit të radhës, e ndërkohë lumenjtë e parave të shqiptarëve, vazhdojnë të gllabërohen e zhvaten nga të katër anët me serinë e pafund të kontratave publike, që më shumë ngjasojnë me kambiale nominative.