Edhe farmacistët hidhen në protestë, kërkojnë paratë e ilaçeve me rimbursim

478
Sigal

Një grup farmacistësh nga Tirana kanë protestuar këtë të hënë përpara Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për mos shlyerjen e pagesave nga ky institucion të barnave me rimbursim që u janë dhënë pacientëve që nga muaji tetor. Nga njëra anë farmaci, në pronësi të ish-drejtuesve të Fondit,  në mënyrë abuzive kanë përfituar shuma të konsiderueshme, duke rimbursuar receta për pacientë që kanë vdekur,  e nga ana tjetër farmaci me kontratë me fondin nuk janë rimbursuar, edhe pse ilaçet i kanë blerë me kapitalet e tyre, i kanë shitur ilaçet me receta të rimbursueshme, mirëpo FDKSH nuk u ka kthyer paratë, duke i vënë shumicën e farmacive në vështirësi të mëdha ekonomike. Ish-drejtorja e Fondit, sot ministre e Financave, Anila Denaj kishte pezulluar rimbursimet, pasi ishte kaluar buxheti i planifikuar për 2018 për këtë qëllim rimbursimi për tetorin-nëntorin-dhjetorin në muajin Janar i bie që po shlyhet me buxhetin e ri.