Edhe Albin Kurti kundër taksës në Rrugën e Kombit, projekt i tepërt

668
Edhe kreu I Lëvizjes Vetvendosje i është bashkuar debatit për rrugen e kombit dhe tarifen që duhet të pguajnë qytetarët për të. Ai, e ka cilësuar të tepërt dhe të pastudiuar projektin për tarifën e qarkullimit në Rrugën e Kombit. Pjesëmarrës në aktivitetet e mbajtura në Kukës në kuadër të 19 vjetorit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës, ai tha se politika në Tiranë e Prishtinë nuk duhet të fusë duart ne xhepat e qytetarëve sa herë kalojnë kufirin.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përsëriti nga Kukësi qëndrimin e tij kundër pagesës për Rrugën e Kombit.
Pjesëmarrës në aktivitetet në kuadër të 19 vjetorit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës, Kurti tha se vendimi ishte i tepërt dhe i pastudiuar.
Kurti kërkoi që politika në të dy anët e kufirit duhet të bëjë me shumë për projektin e bashkimit doganor mes dy vendeve dhe zgjidhjen e çështjes së interkonjeksionit mes dy vendeve.
Besoj se mirëmbajtja e rrugës do të mund të rregullohej ndryshe jo duke futur duart në xhepat e zbrazët secilën herë që kalojmë aty. Duhet të angazhohemi për afrimin, integrimin dhe bashkëpunimin sa më të madh mes Kosovës dhe Shqipërisë që të rrisim prodhimin vendas, tha Kurti per ora neës.
Lideri i Vetëvendosjes mori pjesë në disa prej aktiviteteve të organizuara në përkujtim të eksodit të vitit 1999.
Sigal