“E vërteta e marrëdhënies së Edi Ramës me Fatos Lubonjën”

722
Ajtanga Lubonja, ish e përndjekura politike dhe aktivistja e njohur, në një status në rrjetin social “Facebook” ka shkruar për kryeministrin Edi Rama, duke e quajtur atë një diktator, i cili duhet rrëzuar. Ajo ka rrëfyer edhe marrëdhënien e Fatos Lubonjës me Edi Ramën. Ja statusi i plotë i Ajtanga Lubonjës: 

E pyes Fatosin një ditë “Si ka mundësi që keni qenë aq miq me Edi Ramën, është kaq i lig …ky është Demon”! Fatosi qeshi nën buzë e tundi kokën me hidhërim “jo nuk ka qenë kështu joooo!” Pyes sot motrën se te shtëpia e tyre shkonte shumë, sidomos kur ishte i lidhur me atë gjermanen Kristinën, “More si e keni duruar këtë prepotent, ky të nxin jetën!” Dhe ajo mendueshëm lëshoi një “Jooooo- të gjatë, nuk ka qenë kështu”! Dhe çuditërisht m’u kujtua historia me Napolon Bonapartin! Pas një beteje, të kurorëzuar me fitore, Napoloni gradoi një ushtar …e bëri gjeneral! Po atë ditë nxori një urdhër “Sot në mbrëmje nuk dua asnjë dritë nëpër çadra”! Ushtari që u bë gjeneral, nga qejfi vendosi t’i shkruajë letër nënës dhe t’i jepte lajmin e mirë”, që Perandori për “trimëri e kish graduar gjeneral”…. dhe filloi të shkruajë duke ndezur një qiri! Napoloni doli vetë për inspektim, për të verifikuar urdhrin që kish dhënë dhe shquan dritën në një çadër! Afrohet, hyn ngadalë në çadër dhe lexon që sipër kokës te ushtarit-gjeneral “Nënë sot Perandori, më gradoi gjeneral….dhe Napoloni që sipër kokës së tij shton “shkruaj, që nesër do pushkatohem për mos zbatim urdhri”! Dhe të nesërmen e pushkatoi! A nuk të bën të mendosh se, në qoftë se këtë Edi Ramë që çau si çau …me dinakëri, me pisllëqe, me tradhti bëri që të ngjitet deri këtu…pse nuk u ndal! Ai asnjëherë nuk ka qenë “I KTHJELLËT”! Më tha njëherë një gazetar Italian (kur E. Rama sapo ishte zgjedhur Kryetar Bashkie i Tiranës) dhe urdhëroi prishjen e kioskave , shtëpive buzë Lanës, prishi “Parkun Rinia” , që vërtet ishte bërë çerdhe e frikshme )…është trim i çmendur Ky! Aty mori frenat në dorë Edi RAMA e nuk pyeti më për njeri…të gjithë heshtën, se ai diti t’ua mbyllë gojën me para…DHE JA PËRFUNDIMI! Kemi në krye NJË DIKTATOR! Duhet rrëzuar, POOO!!!
Sigal