E vërteta e lëvizjes sindikaliste: “Eshtë e zhytur plotësisht në “llum”

494
Sigal

Gazeta Telegraf/ 

Ilirian DEMIRI

Në konfliktin  e mësuesve me sindikatat e tyre përbën çudi, vetëm
heshtja  e mëtejshme e armatës së mësuesve, që deri tani është
poshtëruar pa asnjë ndërprerje nga  pazarxhinjtë që 
mbajnë  “të pushtuara” sindikatat. Sepse siç e dimë, mësuesit janë aq të
frikësuar, sa e pranojnë edhe vetë, duke thënë nën zë me njeri-tjetrin: “Ne
jemi skllevërit e shekullit 21”. Janë të hapur vetëm  “nën zë”.  Janë vetë ata, që pohojnë, se së fundmi, u
gjet një media për t’u dalë Zot. Gazeta  “Telegraf”  në disa
shkrime të saj, ka evidentuar problemin e plaçkitjes së mësuesve nga të
ashtuquajturat  “sindikata”, të cilat u marrin mësuesve pa i pyetur fare
kuotizacionin e sindikatës, një gjë që nuk ka ndodhur as në kohën e diktaturës.
Akuzave të publikuara në gazetën  “Telegraf”, u është përgjigjur së
fundmi Presidenti i  SPASH, zoti  Nevruz  Kapteli. Mësuesit
thonë: Në përgjigjen e tij nuk ka asnjë gjë tjetër, veç gënjeshtrës. Tamam
ashtu siç  kanë vepruar  “mbretërit” e vetë emëruar gjatë këtyre
25 viteve. Sepse  prej asaj kohe, asnjëherë nuk kemi bërë zgjedhje në
sindikatë. Dhe  kanë mbetur presidentë, profesori gjysmë-analfabet 
Nevruz Kapteli dhe profesori plak 86 vjeçar, Xhafer
Dobrusha. Presidenti i përjetshëm i sindikatës së pavarur të
arsimit Nevruz   Kapteli,  thotë se: “Ne jemi zgjedhur  nga
ata mësues që na kanë besuar mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe përgjigjemi e
japim llogari vetëm para ligjit dhe anëtarësisë që na ka
zgjedhur”. Po nuk na tregon se kur është zgjedhur? Sepse prej 25 vitesh,
zgjedhje nëpër sindikata nuk janë bërë. Pastaj, të na tregojë se kur i
kanë mbrojtur mësuesit? Mësuesve u është kërkuar prej tyre të ngrihen në 
protestë, vetëm kur kanë dashur ndonjë favor nga Ministria e Arsimit. Sapo e
kanë realizuar atë, ata u kanë kërkuar mësuesve ta ndërpresin protestën. Kjo
është e  vërteta. Dhe ka “vetëm një të vërtetë”, o president mashtrues.
Aktualisht, sindikatat po drejtohen  nga  pazarxhinj të
paskrupullt. Pasi asnjëherë, që kur u shkrinë Bashkimet Profesionale, nuk
janë zhvilluar zgjedhje. Ndaj  ju pseudopresidentër, mos 
i konsideroni  mësuesit budallenj. Sepse deri tani, u
keni kërkuar atyre vetëm një firmë për t’i plaçkitur përmes kuotizacionit.
Ka shumë mësues të neveritur nga mashtrimet tuaja dhe nuk kanë pranuar të
deklarojnë anëtarësinë në këto “me nder
me thënë sindikata
”. Por paratë vazhdojnë t’u mbahen në bankë, pa
iu treguar fare atyre, ashtu siç nuk iu tregohet edhe mësuesve të tjerë që janë
anëtarësuar nga frika. Sepse këta mashtrues, janë të lidhur  ngushtësisht
edhe me ministrinë. Këtë mësuesit e dinë, ndaj u tremben e nuk bëzajnë. Këto “me nder me thënë sindikata”. , 
duhet të na tregojnë se ç’mbrojtje  u kanë dhënë  deri tani
 mësuesve?  Vetëm mësuesit u përgjigjen: – “Mos u bëni edhe më shumë
qesharakë. Deri tani,  ju thjesht na keni plaçkitur”,  Zoti  Kapteli! 

Asnjëherë, as ju e as zoti  Dobrusha, nuk keni dhënë llogari
para mësuesve, paçka se thoni se i  përfaqësoni. Thjesht, deri tani i
keni plaçkitur. Interesante është, të na tregoni se kur jeni zgjedhur
ju? Sepse  armata e rreth 35 mijë mësuesve me një  ironi therëse,
thotë:  – Ata do të vazhdojnë  të mbeten presidentër  edhe pas
vdekjes! Kështu do t’i fusin kuotizacionet tona në xhepin e tyre pasardhësit të
tyre. Deri këtu ka arritur puna. Idiotizmat sindikale, janë të pafundme. Zhvatja
e mësuesve përmes kuotizacionit të sindikatës, njihet prej vitesh,
ndërsa  vazhdimisht është stigmatizuar, por pa gjetur ndonjë zgjidhje. Paradoksi
është, se kështu nuk është vepruar as në kohën e diktaturës. Diktatura çfarëdo
të kishte, një fije moral e tregonte. Kuotizacionet i
mblidhte secili vetë. Askush nuk vendoste dorë në pagën e kujtdo
qoftë. Diktatura, në burg të çonte për një fjalë, po nuk vinte dorë në
pagën e askujt. Është një kohë, që e kemi jetuar të gjithë. Ndërsa sot,
budallallëqet shtetërore janë të pafund. Të gjithë  mësuesit e dinë, se
vjelja e kuotizacionit të anëtarësisë në sindikatë kryhet direkt në bankë,
pa e parë mësuesi se çfarë i ndalohet. Dhe një gjë e tillë është bërë me
pëlqimin e Ministrisë së Arsimit. Ndryshe, ata që kanë vendosur një gjë të
tillë, duhen  prangosur menjëherë. Vetë ministrja, duhet të na tregojë ne
mësuesve të shkretë, se me ç’ligj të diktaturës, të demokracisë, të “djallit
e të birit”, i plaçkit kaq paturpësisht mësuesit? Për këtë problem, kam
shkruar dy shkrime në fillim të këtij viti. Deri tani  asgjë nuk
është bërë për të ndaluar këtë lloj plaçkitjeje. Ka ardhur koha, t’i tregohet e
vërteta  armatës së 35 mijë mësuesve shqiptarë. Vetë mësuesit,
nuk ka pse të mbesin skllevër të plakut mbi 80 vjeçar,
Xhafer Dobrusha dhe profesorit gjysmë-analfabet Novruz 
Kaptelli. Janë këta të dy që nga viti  1991 pa mbledhur asnjëherë
ndonjë lloj sindikate dhe vazhdojnë të mbesin mbretër të sindikatës. Janë këta,
që me ndihmën e ministrisë vazhdojnë të plaçkitin mësuesit. Ndaj, për çfarë
po ndodh në kurriz të mësuesve, së pari është Ministria e Arsimit që duhet
të ishte përgjigjur që ka lejuar e urdhëruar t’i preket paga
mësuesit, pa e pyetur atë. Edhe pse shkaku dihet: Kështu ministria, i mban
në rresht mësuesit, çfarëdo të ndodhë. Ndërsa gjithë shqiptarët, duan të
dinë se përse heshtet ndaj mashtruesve sindikalistë? Vetë shteti,
deri kur do ta lejojë  situatën që sindikatat të kthehen në plaçkitëse të
këtij populli të varfër?  Ku ka shkuar dhe kush e ka përvetësuar gjithë
pasurinë e  ish-Bashkimeve Profesionale që iu dha sindikatave në vitin
1992? Në këto kushte, evidente  është ringjallja e lëvizjes sindikaliste.
Jo më, me plaçkitës të paturpshëm, por me veprimtarë në shërbim të
punonjësve. Për ta ringjallur lëvizjen sindikaliste,  kërkohet
medoemos një start nga e para. Sepse në radhë të parë,  kërkohet të 
luftohet  korrupsioni  që i ka zënë frymën lëvizjes sindikaliste.
Sepse gjithë të punësuarit e varfër, të gjithë shqiptarët, duan të dinë  çfarë 
u bë me  pronën  e madhe që trashëgoi lëvizja 
sindikaliste  nga  ish BPSH ? Ishte pronë e të gjithëve dhe jo vetëm
e  plaçkitësve sindikalistë. Ku shkoi gjithë ajo pasuri? Kush e vodhi
ndër vite? Pse  heshtet? Tashmë është e qartë: Llumi ku është zhytur
lëvizja sindikaliste  është shumë i thellë, aq sa asgjë nuk mund ta shpëtojë
e ta  shërojë. Ndaj  kryesore
është  shpërndarja e kësaj lloj lëvizjeje sindikale dhe vetë
punonjësit, të nisin një lëvizje të re sindikaliste